Një njeri e pa një gjarpër në rrezik e mori në shuplakën e tij dhe e shpëtoi.
Kur njeriu e largoi prej rrezikut ai e kafshoi në dorë! Njeriu i habitur
e pyeti: Çka është puna? Pse më kafshove pasi që të shpëtova jetën?!
Gjarpëri ia ktheu:
“Ti je njeri,je krijuar t’i shpëtosh të tjerët,je krijuar të bësh vetëm mirë,
kurse unë di vetëm të kafshoj.”
Mesazhi:
Nëse muslimani do të mendonte qëllimin e krijimit të tij nuk do të kishte
urrejtje mes njerëzve.
Nëse njeriu do ta dinte se është krijuar të bëj vetëm mirë, nuk do
t’ia mendonte te keqen tjetrit.
Njeriu i cili bën vetëm keq ai bie në nivelin e kafshës sepse ai di
të bëj vetëm intriga.
Kurse njeriu i cili edhe të keqen e kthen me të mirë ngrihet në nivelin
e të qenit njeri,apo rob i dashur i Allahut të Madhërishëm.