islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
427 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 427 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR Empty96%RAMAZANI MËSUES I HESHTUR Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR Empty0%RAMAZANI MËSUES I HESHTUR Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR Empty0%RAMAZANI MËSUES I HESHTUR Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR Empty0%RAMAZANI MËSUES I HESHTUR Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR Empty1%RAMAZANI MËSUES I HESHTUR Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR Empty2%RAMAZANI MËSUES I HESHTUR Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 RAMAZANI MËSUES I HESHTUR

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

RAMAZANI MËSUES I HESHTUR Empty
MesazhTitulli: RAMAZANI MËSUES I HESHTUR   RAMAZANI MËSUES I HESHTUR EmptySat 13 Jul 2013 - 17:51

[Only admins are allowed to see this image]
Profeti Muhamed (a.s) thotë: “Kur vjen nata e parë e muajit Ramazan, një melek thërret: “O ti që kërkon të bësh mirë, afrohu. O ti që kërkon të bësh keq, largohu”.
 
Ne kemi një fe të madhe dhe këtë gjë nuk e themi aspak me fanatizëm. Kemi një fe madhështore, prej të cilës duhet të mësojmë. Ne kemi një namaz, i cili ka 1001 sekrete, të cilat po t`i përjetonim, me të vërtetë do ta falnim namazin ndryshe. Ne kemi një haxhxh, një kongres prej Zotit të gjithësisë, ku mblidhen disa miliona njerëz nga të katër anët e botës, për t`iu përgjigjur ftesës së Zotit. Ne kemi Zekatin, një sistem hyjnor, i cili ka ardhur me qëllim që të bëhemi bujarë. Ne kemi një Ramazan, i cili ka shumë e shumë sekrete.
 
Kërkoj nga vetja ime dhe nga ju që ta mësojmë e ta kuptojmë fenë tonë, se nëse e bëjmë këtë gjë, do ta përjetojmë më shumë namazin, haxhin, agjërimin dhe çdo gjë tjetër që ka lidhje me këtë fe.
 
Do të përmend disa një mësimet e agjërimit. Ramazani është mësues i heshtur, është një kurs specifik, është një shkollë e veçantë, por është mësuesi më i mirë për ata që janë nxënës të mirë. Nxënësi i mirë e kupton mësuesin e tij me një shenjë, me një lëvizje koke. Ky është Ramazani. Ai nuk flet shumë, por ai mëson shumë.
 
Do të përmendim disa pika, se çfarë duhet të mësojë një musliman nga agjërimi i këtij muaji, në mënyrë që agjërimi ynë të mos mbetet trup pa shpirt, të mos jetë rutinë që bëjmë një muaj në vit e pastaj të harrojmë Ramazanin, iftarin, syfyrin, teravitë dhe çdo gjë tjetër. Pse harrohen këto gjëra? Pse kujtohemi vetëm pak para Ramazanit, se do të agjërojmë, do të falim teravi, do të çelim iftar?! Kjo ndodh, sepse ne pak e përjetojmë këtë muaj dhe pak mësojmë nga Ramazani.
 
Vëllezër dhe motra!
A e keni ndjerë lehtësimin që ka Ramazani! Kur e pyesim dikë se si ndihet në Ramazan, ai përgjigjet: “Për Zotin, ndihem më i lehtë, jam më i qetë”. Këtu po flasim për ata që agjërojnë me zemër, se ka të tjerë që agjërojmë “me pahir”, pra pa zemër. Vetëm ai që agjëron me zemër, ndihet me të vërtetë i lehtë.
 
Dikujt mund t`i shkojë mendja, se lehtësimi i vjen, ngaqë nuk ka ngrënë shumë. Ta dijë mirë ai person dhe të gjithë që mendojnë si ai, se nuk është vetëm puna e ushqimit. Ai është lehtësim i shpirtit. Ti je më afër Zotit, prandaj ndjehesh më mirë, ti je më i fortë mbi shejtanin, prandaj ndjehesh më i fortë edhe shpirtërisht.
 
Imagjino sa pak ia kemi hapur grykën shpirtit dhe sa i lehtë bëhet ai. Sikur ta lehtësonim edhe pak shpirtin tonë, ai do të fluturonte dhe do ta ndjeje veten si një gjethe që e merr era e besimit. Ky është Ramazani. Ai të mëson se njeriu ndihet i lehtë, kur bën punë të mira.
 
Nëse do të marrësh mësim prej këtij muaji, mundohu të bësh punë të mira edhe pas muajit Ramazan. Të siguroj se do të ndihesh shumë mirë. Kur të falësh vetëm DY rekate me përqendrim, me mendjen dhe zemrën tek Zoti, vallahi Zoti do të t`i fshijë të gjitha hallet që ke dhe çdonjëri prej nesh e ka provuar këtë, kur e ka bërë diçka të tillë me sinqeritet. Kur t`i zgjidhësh hallin dikujt, kur të bashkosh dy njerëz që nuk flasin me njëri – tjetrin, atëherë do ta ndjesh veten mirë, sepse ti ke bërë diçka të mirë dhe mirësia të çon më afër natyrës njerëzore, më afër Zotit. Është e vërtetuar, se bamirësit janë njerëzit më të qetë, prandaj bëhu bamirës me zemrën tënde, me gjuhën tënde, me dorën tënde, me fizikun tënd, shkurt bëj sa më shumë punë që të afrojnë tek Allahu (xh.sh) dhe të jesh i sigurt se do të fitosh kënaqësinë e Zotit dhe xhenetin e Tij.
 
Është e vërtetë që agjërimi është uri për barkun, por ai është ushqim për shpirtin, është dobësim i trupit, por është forcim i zemrës, është ulje e nivelit të epshit dhe kënaqësisë, por është ngritje e karakterit të njeriut. Njeriu është vërtet i fortë, atëherë kur e ka shpirtin e fortë, zemrën e fortë, karakterin e fortë. Kështu ishin shokët e profetit (a.s).
 
Ata jo vetëm që nuk mendonin ta prishnin Ramazanin, por edhe luftonin në Ramazan. Të luftosh nuk është e lehtë, aq më tepër kur je agjërueshëm. Ata luftonin me forcën e shpirtit. Lidhja e tyre me Zotin ishte shumë e fortë dhe Zoti i ndihmoi ata. Sa herë ta kesh shpirtin e fortë, të jesh i sigurt se Allahu (xh.sh) do të të ndihmojë. Nëse e forcojmë lidhjen me Allahun (xh,sh), Ai do të na ndihmojë. Allahu (xh.sh) thotë në Kuranin fisnik: “Nëse Zoti u bën triumfatorë, nuk ka kush t`ju mundë juve...”.
 
Shumë muslimanë po edhe shumë njerëz të tjerë kanë interes të dinë, se çfarë e prish dhe çfarë nuk e prish Ramazanin. Madje njeriu bëhet pishman 100 herë, kur ha me harresë, duke kujtuar se e ka prishur agjërimin. Në Ramazan pyetet më shumë për fenë se në 11 muajt e tjerë. Të gjithë janë të kujdesshëm se mos e prishin Ramazanin.
 
Por a na ka shkuar nëpër mend të pyesim për të gjitha ato gjynahe, që i bëjmë jo me harresë por me qëllim?! A ke menduar të pendohesh, në momentin kur qëllimisht i ke prishur marrëdhëniet me Zotin? Kije parasysh këtë gjë në Ramazan dhe pas tij. Pasi të bësh një gjynah me qëllim (sepse Zoti i fal gjynahet që bëhen pa dashje apo nga harresa), kujto se i ke prishur marrëdhëniet mes teje dhe Allahut (xh.sh), prandaj nxito të pendohesh tek Zoti dhe mos iu kthe më atij gjynahu.
 
Ky është Ramazani. Ai është një edukator i jashtëzakonshëm. Prandaj të mundohemi ta ruajmë gjendjen tonë shpirtërore edhe pas muajit të Ramazanit. Profeti (a.s) thoshte: “Zoti nuk ka nevojë për agjërimin e atij personi, i cili nuk le fjalën e keqe dhe punën e ligë”.
 
Agjërimi është një kurs disipline dhe korrektese. A ke parë sesi çdo agjërues e mat orën dhe e sheh kalendarin, për të parë se kur hyn koha e iftarit. A mund ta imagjinosh dikë që ka agjëruar për 12 orë dhe në fund e prish 5 minuta përpara se të hyjë iftari?! Kjo punë nuk mund të ndodhë. A ke parë një agjërues, i cili qëllimisht ha gjysmë ore pas syfyrit?! As kjo punë nuk mund të ndodhë me agjëruesit. Kështu veprojnë të gjithë muslimanët në të katër anët e botës. Me miliona njerëz janë korrekt me oraret e tyre gjatë agjërimit. Ata janë shumë të disiplinuar me kohën. Ky është një mësim që e marrim në Ramazan. Jo vetëm Ramazani, por e gjithë feja jonë na mëson të jemi korrektë e të disiplinuar në punët dhe adhurimet tona.
 
Ti nuk e fal namazin pa ardhur koha e caktuar, ezani nuk thirret pa ardhur koha, në haxhshkohet vetëm në kohën e caktuar, zekati nuk jepet pa ardhur koha e caktuar. Feja jonë na tërheq vëmendjen të jemi më korrektë, t`i mbajmë premtimet tona, të mos bëhemi të rrëmujshëm e neglizhentë. Prandaj Ramazani është koha më e përshtatshme për të nxjerrë mësime. Ashtu siç jemi të kujdesshëm në iftar dhe syfyr, ashtu duhet të jemi në çdo fushë të jetës.
 
Është fatkeqësi – dhe këtë e them me dhimbjen më të madhe - kur sot i shikon muslimanët që janë rrëmujë. Nuk respektohet i pari, nuk mbahet premtimi, nuk ka korrektesë ndaj kohës. Të gjitha këto ndodhin me ithtarët e një feje, e cila nga fillimi në mbarim fton për mirëkuptim, për rregull, për korrektesë dhe dashuri. E lus Zotin të na ndihmojë të jemi më korrektë, sidomos të rinjtë, se realisht sot pak prej tyre e kanë edukatë të jetës së tyre korrektesën dhe disiplinën.
 
Agjërimi është një përjetim i detyrueshëm i varfërisë. Pra përjetoje varfërinë, edhe nëse je pasaniku më i madh, përjetoje barazinë, edhe nëse të duket vetja mbi të gjithë, sepse gjat agjërimit nuk njihet i pasuri nga i varfri. Përjetoje një muaj se çfarë heqin dhe vuajnë të tjerët që nuk kanë. Agjërimi të mëson ta shikosh veten njëlloj me të tjerët.
 
Njeriu mund të mbajë shumë fjalime të bukura për ndihmën ndaj të varfërve, mund të flasë shumë për të drejtat njerëzore, por nëse ai nuk e provon vetë çdo të thotë të jesh i varfër dhe çdo të thotë të kërkosh të drejta, fjala e tij nuk ka vlerë. Prandaj profeti Muhamed (a.s) thoshte: “Shembulli i besimtarëve në ndjenjat që kanë ndaj njëri – tjetrit është si puna  trupit. Nëse një gjymtyrë vuan nga sëmundja, i gjithë trupi rri pa gjumë dhe me ethe”. A të ka ndodhur të të dhembë gishti e të flesh rehat?! Ti nuk mund ta bësh këtë, sepse trupi është një dhe nëse të dhemb gishti, që është i vogël, ty të dhemb zemra dhe të gjithë gjymtyrët e trupit rrinë zgjuar.
 
Nuk është sekret t`i thuash atij që nuk agjëron, se agjërimi është i vështirë, pasi agjërimi është i tillë. Por ajo që i bën muslimanët t`i përballojnë vështirësinë janë dy faktorë:
 
1- Nijeti i fortë: Ti ke bërë nijet për të agjëruar për hir të Allahut (xh.sh). Përndryshe çdo njeri do të ndihej keq, kur të mos kishte për të ngrënë. Por në agjërim njeriu nuk ndihet keq, sepse kur ke bërë nijet, ti e ke lidhur veten me Allahun (xh.sh) dhe kush e lidh veten me Allahun, Allahu të vështirën e bën të lehtë dhe të pamundurën e bën të mundur. Njeriu që ka nijetin e fortë, për Zotin edhe malet i lëviz nga vendi.
 
2- Durimi: Kur agjëron, ti duron. Gjatë ditës mundohesh t`i japësh durim vetes dhe durimi e bën njeriut t`i kalojë vështirësitë. Të gjithë e kemi provuar, sidomos ditët e para të Ramazanit, se sapo hyn koha e iftarit, harrohet uria, etja, dhimbja dhe lodhja. Në të vërtetë ti akoma nuk ke pirë ujë, akoma nuk ke ngrënë, por në këto momente ti gëzohesh, se ke duruar një ditë për hir të Allahut (xh.sh) dhe vetë Ai do të të shpërblejë për këtë.
 
Është e vështirë të jesh besimtar, se po të ishte e lehtë, do t`i shikoje xhamitë plot me njerëz, do t`i shikoje të gjithë njerëzit duke agjëruar. Është e vështirë të jesh njeri i mirë atëherë kur e keqja është përhapur ngado, është e vështirë të jesh i drejtë, kur padrejtësia po merr dhenë, është e vështirë të ruash moralin tënd, kur imoraliteti po përhapet dita – ditës. Por në të gjitha këto ne na ndihmojnë NIJETI për Zotin dhe DURIMI për hatër të Zotit. Kush i ka këto të dyja, me lejen e Allahut (xh.sh) i kalon të gjitha vështirësitë. Dijeni, se durimi ka shpërblim xhenetin dhe kush futet në xhenet, ka arritur fitoren më të madhe.
 
E lus Allahun (xh.sh) të na bëjë nxënës të mirë të Ramazanit, të këtij mësuesi madhështor. Le të dalim muslimanë të mirë në fund të këtij muaji, ta kuptojmë më ndryshe fenë e Zotit, në mënyrë që Zoti ta ndryshojë gjendjen tonë për mirë e kjo do të ndodhë, kur ne të përpiqemi për ndryshim pozitiv.
 
E lus Zotin t`i forcojë nijetet tona, ta skalisë durimin tonë, që me lejen e Zotit të përballojmë çdo vështirësi që na del përpara, me qëllim që të dalim para Tij krenarë dhe faqebardhë. Zoti i pastroftë zemrat tona, e pranoftë agjërimin tonë, sadakanë tonë, leximin e Kuranit. E lusim Zotin t`i falë gjynahet tona, t`iu japë triumf muslimanëve në të katër anët e botës, ta largojë padrejtësinë kudo që të jetë ajo dhe të vendosë drejtësi në tokën e Tij.
 
 A MI N
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
RAMAZANI MËSUES I HESHTUR
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ''Shejtan të heshtur''
» Samitun - I heshtur
» Ty Mësues !
» Mësues Ti po të flasë >>>
» Shejh Kardavi: Nuk duhet heshtur ndaj masakrës që ndodhi në Hula

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: THESARI I RAMAZANIT :: Temat e Rmazanit-
Kërce tek: