Mësuesi duhet të mendoje si një dhuratë dhe dhunti të madhe profilin e vet dhe të jetë mirënjohës duke u treguar përgjegjës për nxënësin si shpirtërisht ashtu dhe materialsht.
Vendin e “egoizmit” dhe të “pretendimit” tek një mësues duhet ta zëjë “dashuria” dhe “dashamirësia”.
Kujdes! Mësuesi të metat e gjithçkaje duhet t’i kërkojë tek vetja e tij, ndërsa suksesin e punëve t’ia lërë vetëm Zotit të të gjithë botrave.
Mëshira është një zjarr që kurrë nuk shuhet në zemrën e mësuesit.
Mësuesi, njeri interesagji që nuk njeh mëshirë dhe dhembshuri torturon mbarë njerëzinë.
Sikurse pamjet e trëndafilishta dhe me lule shumëngjyrëshe, gëzojnë njeriun më të
trishtuar dhe të demoralizuar, ashtu dhe udhërrëfyesit e njerëzve duhet të zbusin zemra dhe të nxisin buzëqeshje dhe në fytyrat më të vrazhda të mundshme.
Një dituri që nuk arrin në zemër nuk ka dalur nga zemra !
Jeta e mësuesit duhet të qëndrojë mbi boshtin e sinqeritetit dhe mbi përpjekjen e shërbimit larg rënies në sy.
Çdo ditë e re është një fletë e bardhë e hapur në kalendarin e jetës.
Ti e ke në dorë ta plotësosh në mënyrën më të bukur të mundshme fletën e bardhë që ke përpara.
Mëshira është një zjarr që kurrë nuk shuhet në zemrën e mësuesit.
Të bëhesh shkak për të hyr në besim një njeri, është më e mirë se lindja dhe perëndimi i vetë diellit. Të bëhesh shkak për të hyr në besim një njeri është rezultat i një edukimi të mirë shpirtëror.
" Çdo shpërdorim ka të keqen e vet brenda, por më i keqi është shpërdorimi që u bëhet njerëzve ”.
Në këtë botë, fëmija është nevojtar i edukimit të prindërve dhe mësuesve të tij. Ndërsa në botën tjetër, prindërit dhe mësuesit janë nevojtarë për çdo lloj lutjeje të mirë dhe sadakaje xharije (lëmoshë rrjedhëse, sevapi i së cilës nuk ndërpritet) që vijnë nga fëmijët që kanë edukuar.
________________________
Shkruar nga : Bujamin SALIJA