"Praktikimi i fesë ka qenë ma i fortë se tani, edhe pse kanë qenë ma t'pa shkolluem njerëzit, e kanë besu ma fortë Zotin, edhe iu kanë friku Atij, edhe kanë kqyr me i kry obligimet e Tij, E tash sa ma t'shkolluem, une shpesh here po iu thomë, sa ma t'shkolluem, sa ma dijetarë, ma larg feje, pe kputni lidhjen me qiellin, e keni rrok lidhjen veç me shoqi shojin këtu, bile edhe shumë here p'e thërrasin njerin zot, zoti filani, e çfarë emni po ia leni Zotit atëherë, Atij Krijuesit të gjithësisë?! Ajo për mu osht ni devijim i madh, ni gabim i madh, se njeriu, te njeriu ekzistojnë dy komponente; njana e trupit, tjetra e shpyrtit. Shpyrti edhe mendja jonë t'qiellit, trupi osht i tokës, i dheut, u formue prej dheut, edhe n'dhe ka me u shkri, ka me u tretë! Kurse mendja edhe shpyerti jonë të qiellit, e aty na pak po interesohemi me i rujt ato!"
[Hajriz Demaku - Bashkluftëtarë i Shaban Polluzhës, fetarë e atdhetarë, mësues i popullit]