Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: LUTU EDHE NËSE NUK NDIHESH PËR T’U LUTUR Mon 15 Jul 2013 - 19:44 | |
| I dashur Zot, unë të falenderoj për këtë ditë. Të falenderoj se jam në gjendje të dëgjoj dhe shoh këtë mëngjes. Unë jam i bekuar sepse ti je një Zot që fal dhe kupton. Ti ke bërë aq shumë për mua, dhe ti vazhdon të më bekosh. Më fal për gjithçka që kam bërë, kam thënë që nuk ka qenë e mirë për ty. Unë kërkoj faljen tënde. Të lutem më ruaj nga çdo rrezik dhe lëndim. Më ndihmo të nis këtë ditë me qëndrime të reja dhe plot falenderim. Më lejo të nxjerr më të mirën nga secila ditë, kështuqë mund të qartësoj mendjen dhe mund të dëgjoj nga ti. Të lutem më zgjero mendjen që unë të mund të jem në gjendje të pranoj gjithçka dhe të mos ankohem e rënkoj për gjëra të cilat s’mund t’i kontrolloj. Dhe përgjigja më e mirë është kur unë jam i shtyer përtej kufinjve të mij. Unë e di se kur mund të lutem, ti dëgjon zemrën time. Vazhdo të më bësh të dëgjoj vullnetin tënd. Vazhdo të më bekosh mua që unë të mund të jem si bekim i të tjerëve. Më mbaj të fortë që unë të mund të ndihmoj të dobëtit… Më mbaj lartë që unë të kem fjalë inkurajuese për të tjerët. Unë lutem për ata që kanë humbur dhe s’mund të gjejnë rrugën. Lutem për ata që keqkuptohen dhe keqgjykohen. Unë lutem për ata që nuk të njohin Ty. Lutem për ata që do e fshijnë këtë mesazh duke mos e ndarë me të tjerët. Lutem për ata që nuk besojnë. Por unë të falenderohem ty se unë besoj. Unë besoj se Zoti ndryshon gjërat dhe njerëzit. Unë lutem për të gjithë vëllezërit dhe motrat. Për secilin nga anëtarët e familjeve të tyre. Unë për paqe, dashuri dhe gëzim në shtëpitë e tyre dhe që çdo dëshirë e tyre të plotësohet. Unë lutem që çdo sy që lexon këtë mesazh e di se nuk ka asnjë problem, gjendje që është më e madhe se Zoti. Çdo betejë është në duart tuaja të luftosh. Unë lutem që këto fjalë të pranohen ne zemrat e atyre që lexojnë këtë. Nëse ke bërë këtë lutje, shtoje një numër në katrorin e forward kështuqë njerëzit do e shohin sa njerëz janë lutur, Zoti i bekoftë. Vetëm përsërit këtë frazë dhe shih se si vepron Zoti. | |
|