Vetëm në sheshin Er-Rabia, protestuesit e ndajnë iftarin në mesin e tyre dhe ushqejnë të tjerët nga frika se mos po mbesin të tjerët pa bërë iftar.
Po ashtu sheshi është i ndarë në dy pjesë, njëra pjesë e sheshit merren me brohoritje gjatë vapës së mesditës ndërsa pjesa tjetër qëndrojnë nën hijen e çadrave. E kështu vazhdojnë me ndërrimin e vendeve.
Femrat enden përgjatë çadrave në mesditë dhe organizojnë protesta të brendshme duke brohoritur: O të fjetur, o të fjetur a u kthye Mursi apo pse po rrini t’ heshtur.
Nëse dikush e blenë ndonjë shishe të ujit nga ajo nuk pi më shumë se një gllënjkë e ndërsa pjesën tjetër ua jep protestuesve që janë për rreth tij në mënyrë që sa më shumë njerëz të shuajnë etjen nga ajo shishe uji.
Sheshi shndërrohet në hapësirë që i ngjason hapësirës së Mekës dhe Medinës gjatë kohës së namazit ku njerëzit krijojnë një dyndje të madhe saqë pamundësohet çdo lëvizje. E kur dikush e sheh këtë pamje të televizion lirisht mund të thotë se: Po mungon vetëm Qabeja që njerëzit të fillojnë me tavaf.
Burrat dhe gratë kanë ndarë xhamitë për rreth sheshit në dy pjesë andaj tri janë bërë vetëm për burra e tri për gra.
Në tërë sheshin mbretëron erë e parfumit dhe e misqeve të përdorura nga protestuesit dhe namaz falësit që qëndrojnë në shesh.
Nëse kërkon ndonjë njeri që ti japësh lëmosh nuk do të mund të gjesh andaj do të jesh i detyruar që ta vësh në një vend publik e për këtë kujdesën personat përgjegjës pasi që ajo pasuri vazhdimisht shtohet dhe assesi nuk pakësohet.
Aty nuk mund të gjesh selefij apo ihwan sepse të gjithë janë vetëm mysliman.
Vijnë të krishtere për ta shprehur përkrahjen e tyre për legjitimitet në podiumin e sheshit dhe dëgjon të gjithë duke brohoritur të gjithë një zëri se: Nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është i dërguari i Tij.
Nëse ndonjë prej kalimtarëve gjen se në çadrat e femrave është ndonjë vrimë ai menjëherë e zhvesh këmishën e tij për ta mbuluar atë vrimë.
Aktivitetet për pastrimin e sheshit janë të vazhdueshme saqë gjatë natës shumë njerëz flenë në rrugë dhe nuk ndotën.
Vazhdimisht e dëgjon zërin e Kuranit thuajse je në mesin e melaqeve.
Kur femrat dëshirojnë të kalojnë përmes turmave sado të mëdha të burrave ato kalojnë me një siguri të plotë sikur të ishin në mesin e baballarëve dhe vëllezërve të tyre andaj edhe bëhet hapja e rrugës për të kaluar sa më lirisht.
Nuk dëgjon assesi as ndonjë ofendim për asnjë prej shitësve që enden andej pari.
Pronarët e dyqaneve i lënë ato të hapura kur duan që të shkojnë për të pushuar dhe u thonë protestuesve që nëse keni nevojë për të blerë atëherë lirisht vetë shërbehuni dhe lini parat mbi tavolinë dhe asnjëherë nuk ka ndodhur që të gjejnë mangësi në të holla apo në vetë mallin e tyre.
Burrat qëndrojnë pranë vëllezërve të tyre të vrarë në namazin e mëngjesit por ata qajnë në heshtje duke qëndruar stoik dhe duke mos ia pasur aspak drojën zjarrit të armëve.
Të gjitha këto ndodhin vetëm në sheshin Er-Rabija të Egjiptit dhe në mesin e përkrahësve të Presidentit Dr. Muhamed Mursit.