Numri i muslimanëve në Kinë në njëzet vitet e fundit është dyfishur
Kjo rezulton se në Kinë, ekonomia e dytë më e madhe në botë, islami është feja me përhapjen më të shpejtë.
Numri i muslimanëve në vend ka arritur në 100 milionë.
Interesimi për Islamin në vendin më të populluar në botë çdo ditë është në rritje. Në Kinë, e cila sipas shifrave zyrtare ka një miliard e 400 milion njerëz, ka 45,000 xhami. Prej 56 grupeve të ndryshme etnike, 14 prej tyre janë me shumicë muslimane.
Të gjithë mendojnë se shumicën e popullsisë muslimane e përbëjnë Ujgurët turk, Uzbekët, dhe Kazakët, por e vërteta është se nëntëdhjetë për qind e popullsisë muslimane në Kinë janë Kinezet Hui, grupi etnik me origjinë plotësisht kineze.
Rreth 60 kinezë konvertohen në Islamin brenda ditës
Në Kinë, ku 42 për qind e banorëve nuk janë pjestarë të ndonjë feje, sipas të dhënave zyrtare, Islami ka përhapjen më të shpejtë. Shifrat zyrtare tregojnë se, brenda ditës, mesatarisht, rreth 60 kinezë shkojnë në xhami dhe konvertohen në Islam.
20 vjet më parë, në Kinë kanë jetuar 50 milionë muslimanë. Në vitet e fundit ky numër ka shënuar rritje shumë të madhe, duke kaluar në 100 milionë.