Edhe pak kohë ka mbetur deri në prezantimin e pamjes së xhamisë në Grac
Në fakt, qysh në vitin e kaluar muslimanët kanë blerë truallin prej 12.000 m2 në qendër të qytetit për ndërtimin e një qendre islamike dhe xhamisë së parë në Grac.
Në Ramazanin e fundit kanë marrë venim, bile për një kohë të shkurtë , të vendosen në tokën vakëfnore, kështu që kanë ngritur një tendë të madhe në të cilën mund t’i kryejnë të gjitha ritualet fetare. Aty janë organizuar iftare, janë dëgjuar shumë ligjërata, janë gostitur mysafirë dhe janë falur namazet e Ramazanit.
Ajo çfarë është edhe më e rëndësishme, me kalimin në vendin e vakëfit, numri i besimtarëve, gjatë namazeve, është rritur, gjithashtu edhe të ardhurat për ndërtimin e qendrës islamike. Se sa ishte i bereqetshëm ky muaj, tregojnë faktet. Në këtë muaj, pra vetëm për 30 ditë janë grumbulluara rreth 100.000 euro. Këto para do të mundësojnë përshpejtimin e projektit të Qendrës Islamike dhe xhamisë së parë në Grac.
Në ditët e ardhshme është planifikuar përfundimi i konkursit për zgjedhjen përfundimtare, si dhe paraqitjen e pamjes së xhamisë dhe qendrës islamike të planifikuar në Grac. Prezantimin e organizon kryetari i komunës, dhe të gjithë qytetarët e Grac-it do të jenë në gjendje t’i shohin planet ideale të arkitektëve, të cilët kishin privilegjin të marrin pjesë në këtë konkurs prestigjioz. Interesimi se si do të duket Xhamia e parë në Grac është i mëdha në mesin e qytetarëve të zakonshëm të Gracit, e në veçanti të muslimanëve.