Është normale ardhja e mbikëqyrësit të dy haremeve Melik Abdullah bin Abdul Aziz në Medine sot të hënën, dhe gjatë vizitës së tij të vendos gurin e themelit të zgjerimit më të madh të xhamisë së Muhamedit s.a.v.s e cila do të përmbledh përafërsisht 2.8 milion namazli dhe do të ketë shërbime tjera.
Zgjerimi nga Melik Abdullah bin Abdul Azizi do të bëhet në tri faza. Faza e parë do të zgjerohet për më shumë se 800 mijë namazli, dhe faza e dytë dhe e tretë do të bëhet zgjerimi për nga 800 mijë namazli tjerë në anën lindore dhe veriore.
Ky zgjerim i xhamisë nga ana e mbretit Melik Abdullah bin Abdul Aziz bëhet për të lehtësuar kryerjen e riteve për haxhinjt, për ata që kryejnë umren dhe për të tjerë që e vizitojnë xhamin e Muhamedit s.a.v.s, e në të njëjtën kohë bëhet edhe zgjerimi i Haremit të Mekës, zgjerimi i xhemerateve, ndërtimi i trenit për në Meke nga Xhidja që do të quhet`` Treni shtetëror i mbretit Abdullah bin Abdul Aziz në Xhide``./mesazhi/Sh.Hulaj