Një anketë e kryer në Britani të Madhe ka treguar se muslimanët janë personat më bujar në këtë vend.
Kompania e hulumtimeve ICM ka zhvilluar një anketë me 4000 njerëz, dhe në fund rezultatet treguan se muslimanët janë ata që japin më së shumti ndihma organizatave humanitare në Britani të Madhe.
Sipas anketës, vitin e kaluar, muslimanët, mesatarisht, kanë dhuruar nga 371 funta per person, ndërsa hebrenjët 270 funta. Ateistët kanë dhuruar në mesatare prej 116 funta në vit, katolikët 178 funta, ndërsa protestantët 202 funta.
Në mesin e organizatave humanitare fetare në Britani të Madhe, më së shumti donacione pranojnë Muslim Aid i Islamic Relief. Ndërsa më së shumti donacione zakonisht marrin organizatat shëndetësore që mbështesin kërkimet kundër sëmundjes së kancerit, në veçanti Cancer Research, Macmillan dhe British Heart Foundation.
Rezultatet e anketës së ICM-së gjithashtu tregojnë se përqindja e zekatit, që është dhënë në dy vitet e fundit ka regjistruar një rritje prej 70 për qind. Në vend jetojnë 2.7 milion muslimanë, të cilët përbëjnë 4.8 për qind të popullsisë së përgjithshme.
Sipas një ankete tjetër të kryer nga kompania PEW, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë përfshirë 38.000 të anketuar të fesë islame në Evropë dhe Afrikë, nëntë nga çdo i dhjeti muslimanë praktikon ibadetet e Ramazanit. Rezultatet e hulumtimit që janë kryer në 39 vende, tregojnë se 80 përqind e muslimanëve japin Zekatin (dhënje e obligueshme e një pjese të pasurisë).
Zarine Kharas, një nga udhëheqësit e organizatës humanitare islamike JustGiving, tha se mundësia për të kryer pagesat nëpërmjet internetit ka rrit në masë të madhe sasinë e dhënies së zekatit.