Budistët vietnamez që banojnë në Melburn, Australi, kanë organizuar iftar për më shumë se 200 mysafirë në tempullin budist, "Chua Quang Minh" në Braybrook
Profesori nga 'Monash University', Salih Yucel, theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë mes anëtarëve të feve të ndryshme që të eliminojë paragjykimet ekzistuese që krijojnë armiqësi dhe probleme në shoqërinë moderne.
"Shembulli më i mirë është studimi i Universitetit Amerikan në Georgetown, i cili tregoi se njerëzit të cilët shoqërohen, ushqehen, punojnë dhe kanë kontakte me muslimanët kanë pikëpamje shumë të mira mbi Islamin dhe muslimanët, ndërsa njerëzit që qëndrojnë larg tyre, kanë qëndrime të gabuar për Islamin dhe musimanët", tha Yucel.
Organizatori i iftarit, kreu i tempull budist "Chua Quang Minh", Thich Phuoc Tan theksoi se iftari i organizuar është një ndër aktivitetet ku ai personalisht është ndier shumë mirë.
"Problemet mes budistëve dhe muslimanëve në Birmani duhet të zgjidhen me punë dhe përkushtim të të gjithë popullit. Atje kanë ndodhur shumë gjëra të këqija, nga të cilat ne duhet të nxjerrim mësim. Ne kemi nevojë që të afrohemi sa më shumë, sikur në mbrëmjen e sotit, që t'i shkëmbejmë mendimet tona. Duhet të punojmë, e jo vetëm të flasim. Ardhja jonë në këtë iftar është një mesazh i qartë se ne e duam një botë të zbukuruar nga harmonia dhe paqa", tha Tan.
Iftar në tempullin budist në Melburn është sponsorizuar nga Këshilli multikulturor Viktoria dhe Bashkia Brimbank.
Pas përfundimit të iftarit pjesëmarrëseve u janë dorëzuar dhurata simbolike si shenjë miqësie.