Vetëm disa orë pasi Presidenti amerikan Barak Obama i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të miratojë një rezolutë që synon eliminimin e armëve kimike në Siri, duket se SHBA dhe Rusia, dy anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit, janë bllokuar rreth asaj se si duhet vazhduar.
Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të martën, Obama tha se, "qeveria siriane mori një hap të parë, duke dhënë një llogari të stoqeve të saj. Ndërsa është Rusia ajo që konfirmoi marëdhëniet e ftohura me SHBA-të. Zëvendësministri i jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se “fatkeqësisht, duhet të pranojmë se kontaktet tona me amerikanët nuk janë shumë të qeta dhe në përgjithësi, nuk janë duke lëvizur në drejtimin në të cilin ato duhej të shkonin”.
Pavarësisht se Obama drejtpërsëdrejti vendosi fajin për sulmin kimike mbi qeverinë siriane, zyrtarët rusë vazhdojnë të pohojnë se sulmi mund të ketë qenë punë e grupeve opozitare që luftojnë regjimin.
Deri tani , Rusia ka vënë veton në tri rezolutat e Këshillit të Sigurimit që do të kishte vendosur fajin për dhunën në vazhdim mbi presidentin sirian Bashar al- Asad. /islamieshtedrit/