STAMBOLL
Qindra nëtar të Platformës Rabaa nga e gjithë bota janë duke u përgatitur për të organizuar demonstrata në mbarë botën për të shënuar 100 ditët e grushtit ushtarak në Egjipt dhe sulmit kimik në Siri. Platforma, e cila përfshin organizatat joqeveritare, organizatat rinore dhe shoqatat studentore, ka shprehur vendosmërinë e saj për të shënuar njëqind ditët e grushtit të shtetit, dhe masakrën që forcat egjiptiane të sigurisë e bënë për të shpërndarë mijëra demonstrues pro –demokracisë.
Anëtarët e platformës në Turqi dhe në të gjithë botën do të shkruajë letra për udhëheqësit e botës dhe do të organizojnë ngjarje të ndryshme, duke përfshirë ekspozita fotografish, protesta dhe njoftime në gazeta. Projekti nis më 11 tetor për të shënuar ditën e njëqindtë të grushtit ushtarak të 3 korrikut . Platforma do të organizojnë ngjarje më 22 nëntor, për të shënuar njëqind ditë pas masakrës.
Për më tepër, platforma është duke planifikuar për të shënuar ditën e 100-të të sulmit kimik në Siri. OJQ-të , organizatat rinore, dhe shoqatat studentore do të organizojnë një sërë protestash masive për të përkujtuar viktimat e vrara gjatë ndërhyrjes ushtarake në Egjipt dhe sulmit kimik në Siri. Platforma punon intensivisht për të organizuar ngjarjet në vende të shumta, nga Malajzia në Marok, dhe nga Japonia në SHBA.
Abdurrahman Dilipak, zëdhënësi i Platformës Rabaa, tha se OJQ-të kanë punuar shumë për të përgatitur demonstrata të ndryshme në mbarë botën në shtator dhe nëntor. Simboli Rabaa u kthye në një platformë dhe simbol i njohur në mbarë botën, pasi forcat e sigurisë egjiptiane me forcë brutale shpërndanë dy protesta në sheshet Rabaa El Adevija dhe Nahda.
Platforma u themelua më 16 shtator dhe funskionon online në faqet turke, arabe dhe angleze. Platforma është mbështetur nga OJQ-të, fondacionet , shoqatat në Turqi dhe në mbarë botën. /mesazhi/