Një ditë Nastradini u takua me një person të cilin nuk e kishte njohur kurrë më përpara.
Nastradini fillloi të bisedonte me të sikur të ishin shokë te vjetër. Kur burri deshi të largohej e pyeti Nastradini:
“Më fal zotëri, unë nuk e kam njohur zotërinë tate më përpara, e kush je ti? Si quhesh?” Burri i tha:
“E si po bisedon pra me mua në këtë mënyrë sikur të ishim njohur kaherë?” Nastradini ia ktheu:
“Mos ma merr për të keq, kur i pashë rrobat e tua sikurse të miat, mendova se ti je unë!”
Eh, të nderuar vëllezër e motra, edhe ne sot shpeshherë flasim me dikë duke besuar se ndanë mendim dhe ide të njëjtë me ne, pra duke menduar se është sikurse ne, por ai, ai, eh, … !!!