Arabia Saudite refuzoi postin jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, pasi akuzoi Organizatën e Kombeve të Bashkuara për aplikimin standarteve të dyfishta.
Ministri i Jashtëm saudit Saud bin Faisal bin Abdulaziz Al Saud tha se përpara se Arabia Saudite të pranojë ftesën, OKB duhet të reformohet.
Ky reagim vjen si pasojë e qëndrimit të Riadit zyrtar mbi cështjen siriane, për të cilën ka akuzuar Këshillin e Sigurimit, i cili nuk po përpiqet për të zgjidhur krizën.
Arabia Saudite së bashku me Turqinë janë dy vendet që më së shumti mbështesin lëvizjen kryengritëse kundër regjimit të Bashar al-Assad. /mesazhi/