Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore]Erdogan mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare | |
- Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Turqisë u mblodh sot nën drejtimin e Presidentit Erdogan. Në këtë mbledhje kritike, Erdogan merr pjesë për herë të parë me titullin e “Presidentit”, ndërsa Ahmet Davutoglu për herë të parë me titullin e “Kryeministrit”. Një nga pikat më të rëndësishme të agjendës së këtij takimi është lufta kundër strukturës paralele, që nënkupton persona/grupe brenda shtetit, të cilat veprojnë në kundërshtim me rregullat shtetërore transmeton agjencioni shteteror trt. Në këtë kontekst, anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Turqisë pritet të përditësojnë Dokumentin e Politikave të Sigurisë Kombëtare, që ndryshe njihet edhe si “Libri i Kuq”. Si rezultat i përditësimit të Librit të Kuq, struktura paralele do të përfshihet në listën e elementëve, që konsiderohen si kërcënim për sigurinë kombëtare, bëjnë të ditur burime pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Ankara. Pjesë e agjendës së punimeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë gjithashtu zhvillimet në kufirin e Turqisë me Irakun dhe Sirinë. Tjetër pikë e rëndësishme e samitit në fjalë është dhe harta rrugore, që do të ndiqet kundër kërcënimit të organizatës terroriste ISIS. Po ashtu, Këshilli i Sigurisë Kombëtare pritet të marrë në shqyrtim zhvillimet në lidhje me Reformën e Sigurisë së Brendshme dhe Procesin e Zgjidhjes (Procesi i Paqes)./trt/:
| |
|