Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Erdogan: PKK-ja armik i kurdëve dhe turqve | |
- Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar PKK-në se është duke e shfrytëzuar ‘procesin e zgjidhjes’ dhe po e dëmton popullin kurd. Në një fjalim të mbajtur në Ankara Erdogan e pyeti: “A është e mundur që një organizatë që gjuan, rrënon shtëpi dhe shkatërron automjete, xhami, shkollat, të luftoj për njerëzit në rajon?” Erdogan tha se organizata terroriste PKK nuk është vetëm “armik” i vendit, por edhe i “vëllezërve kurd”, duke shtuar se ajo kërkon të armiqësoj popullin turk me atë kurd. Presidenti tha gjithashtu se PKK nuk është një pjesë e kombit, duke shtuar: “Ata që sulmojnë përfitimet e vendit tonë dhe synojnë të godasin unitetin dhe integritetin e saj, nuk i përkasin këtij kombi, çfarëdo titulli që ata kanë, edhe nëse ata janë në parlament, ” duke aluduar kështu në Partinë Demokratike Popullore (HDP), e cila ka fituar 13% të ulëseve në parlament. /MESAZHI/:
| |
|