I dërguari special i OKB-së për Sirinë, Lakhdar Brahimi, ka deklaruar se konferenca e paqes në Gjenevë nuk mund të mbahet pa praninë e opozitës siriane.
“Nëse opozita nuk merr pjesë, atëherë nuk do të ketë konferencë të Gjenevës”, tha Brahimi në një konferencë për shtyp të mbajtur në Damask.
“Pjesëmarrja e opozitës është primare, e nevojshme dhe e mosmosdoshme”, tha Brahimi. Ai tha se “Gjeneva II” do të ishte një konferencë për sirianët dhe jo për komunitetin ndërkombëtar.
Ndërkohë opozita, ashtu si dhe forcat çlirimtare në terren thonë se çdo lloj negociate duhet të rezultoj në largimin paraprak të kreut te regjimit, Bashar al-Assad.
Por vetëm më 9 nëntor, pritet të arrihet marrëveshja e opozitës rreth asaj nëse ata do të marrin pjsesë në konferencë apo jo.
Ndonëse Rusia është njëri ndër inciatorët e kësaj konference, ajo ka qenë dhe mbetet mbështetësi më i fuqishëm i regjimit të Assad, i cili për një periudhë 2 vjeçare ka lënë më shumë se 100.000 qytetarë të vdekur. Rusia gjatë kësaj kohë është kujdesur që aleati i saj, Bashar Al Asad të furnizohet me armë, si dhe ka arritur të bllokoj 3 rezoluta të Këshillit të Sigurisë në OKB, të cilat do të jepnin urdhër për largimin e tij. /mesazhi/