rezarta Antar-aktiv
Numri i postimeve : 239 Data e regjistrimit : 24/02/2013
| | Mëkati më i madh ...lexojeni | |
Ky është një rrëfim nga koha e Musait a.s. tregohet se një grua erdhi tek musai a.s duke u penduar dhe i tha: “Kam bërë zina dhe mbeta shtatzënë, ndërsa kur fëmija lindi e vrava”.Musai a.s i tha: “Çfarë mëkati të rëndë paske bërë, shko nga këtu para se Allahu ta lëshoj zjarrin për shkak të mëkatit tënd.Gruaja u largua, ndërsa Allahu i Madhërishëm e dërgoi melekun nga qielli tek Musai a.s që t’i thotë: “Çka bërë me gruan që erdhi të kërkoj falje? A nuk gjete ndonjë njeri i cili është në gjendje më të rëndë se ajo?”Musai a.s tha: “Kush mund të jetë në gjendje më të rëndë se ajo?”Ndërsa meleku i tha: “Ai i cili me qëllim dhe me vetëdije e lenë namazin, ai është në gjendje më të rëndë se ajo”.I Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Kush i lëshon dy namaze pa arsyeje i ka hapur dyert e mëkateve të mëdha.”Gjithashtu transmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Mos ë lëshoni namazin me qëllim, sepse kush e lëshon faljen e namazit me qëllim del nga strehimi i Allahut.Paramendo: del nga strehimi i Allahut! Për të nuk ka kujdes dhe mbrojtje nga ana e Allahut të Madhërishëm.Allahu i Madhërishëm në Kur’anin famëlartë thotë: “Pas tyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të pësojnë dënimin e madh.” (Merjem, 59)Ibn Abbasi r.a thotë: “Domethënia e fjalëve “që e braktisin faljen e namazit”, nuk është se ata e lënë plotësisht, por i bashkojnë, e vonojnë namazin e drekës deri në iqindi apo e vonojnë namazin e akshamit deri në namazin e jacisë, ndërsa domethënia e fjalës ‘gajj’ është një luginë e xhehenemit ku zjarri është shumë i ashpër.”Pershtati:Arsim Dauti | |
|