Në St Louis (SHBA), më 9. nëntor 2013, është vënë gurthemeli për ndërtimin e xhamisë së re për xhematin e Qendrës Islame Nur
Në fillim të ceremonisë, të pranishmëve iu drejtua kryetari i Këshillit të xhematit Alija Xhekiç i cili gjatë fjalës së tij shpalosi sukseset e arritura deri tani në blerjen e tokës, përgatitjen e dokumentacionit të projektit, marrjen e lejes së ndërtimit dhe fillimin e punimeve.
Që punimet të zhvillohen me ritmin e paraparë, më parë është iniciuar aksioni i 1000 vakëfeve. Vetëm në dhjetë ditët e para janë mbledhura 70,000$ . Këto fonde janë destinuara për punimin e themeleve dhe vënjen e plloçës së parë. Pas përfundimit të fazës së parë do të nisë një fushatë e re për mbledhjen e fondeve.