rezarta Antar-aktiv
Numri i postimeve : 239 Data e regjistrimit : 24/02/2013
| | Besimtaret preken me pak nga depresini dhe vuajne me pak.... | |
Ky studim i Dr. Gervais pritet të paraqitet për diskutim në Konferencën Vjetore të Divizionit të Psikologjisë, e cila do të zhvillohet në BritaniNjerëzit, të cilët besojnë në Zot dhe praktikojnë fenë janë më të shëndetshëm, këtë e tregojnë studimet e fundit. Sipas këtyre studimeve, ata janë më pak të stresuar dhe të shqetësuar në punë. Ekspertët besojnë se kjo mund të jetë për shkak të gjendjes së tyre shpirtërore, e cila ofron më pak trysni sesa ç’ofron jeta moderne.Një psikologe në Laboratorin e Shëndetit dhe Sigurisë në Stockport, Britani, ka gjetur se, sa më shumë një person praktikon fenë, aq më pak ka të ngjarë të vuajë nga ankthi, depresioni apo lodhja. Dr. Roxane Gervais gjithashtu zbuloi se punonjësit që janë më besimtarë, rezultojnë se, jeta e tyre ka më shumë kuptim, sesa e atyre që nuk janë praktikant dhe besimtarë të devotshëm.Gjatë studimit të saj, Dr. Gervais ka anketuar punonjës të ndryshëm, për të zbuluar sesa të lumtur janë ata në shtëpinë, jetën dhe punën e tyre. Ajo në anketimin e saj, gjeti njerëz që marrin pjesë rregullisht në shërbimet fetare dhe rezultoi se, ata ndihen shumë më të qetë, sepse ata ndihen të lidhur me një qenie më të lartë, ndihen më të mbrojtur.Sipas doktoreshës, besime të tilla të punonjësve mund të jenë shumë të dobishme, jo vetëm për punonjësit, por edhe për punëdhënësit, pasi rezultati në punë është më i madh. Ky studim i Dr. Gervais pritet të paraqitet për diskutim në Konferencën Vjetore të Divizionit të Psikologjisë, e cila do të zhvillohet në Britani.Në këtë hulumtim thuhet se, qetësia shpirtërore e këtyre njerëzve sjell një “trashje” të indit të trurit, e cila sipas studimeve ndihmon për të ruajtur trurin nga depresioni dhe streset e ditës. Portalb | |
|