rezarta Antar-aktiv
Numri i postimeve : 239 Data e regjistrimit : 24/02/2013
| | JA si ka lind festa e SH.VALENTINIT..nga fest pagane idhujtare ne fest krishtere.....MUSLIMANI/NJA..QE KA FRIK ALLAHUN NUK E FESTON...AJO ESHT IDHUJTARI...DHE HIDHERIM I ALLAHUT... | |
Shën Valentini në këndvështrimin Islam Historiku i “Ditës së dashurisë” Tek romakët e lashtë, që para 17 shekujsh, dita e dashurisë konsiderohej si festa më madhështore; ajo nënkuptonte dashurinë që romakët paganë kishin për zotin e tyre. Legjendat rreth kësaj feste janë të shumta, por më e spikatura është ajo që vetë romakët e besonin si të vërtetë. Thuhet se themeluesi i Romës së lashtë, Romulus, një ditë prej ditësh, kur ai ishte foshnjë, piu nga gjiri i një ujkonje, qumështi i së cilës i dhuroi trupit të tij energji dhe mprehtësi. Duke marrë shkas nga kjo legjendë, romakët paganë e përkujtonin atë çdo vit në mes të muajit shkurt duke therur atë ditë një qen a një dhi, dhe me gjakun e tyre dy djem të rinj lyenin trupin. Më pas, dy të rinjtë të ndjekur nga qindra njerëz vertiteshin nëpër rrugët e qytetit. Këta dy të rinj mbanin në duar dy copa lëkure kafshe dhe me to fërkonin çdo njeri që takohej me ta, ndërsa femrat romake besonin se një rit i tillë i mundësonte atyre mbetjen shtatzënë. Kjo ishte shkurt domethënia e festës së dashurisë tek romakët paganë. Lidhjet e Shën Valentinit me këtë festë Tregohet se Shën Valentini vdiq në Romën e lashtë në vitin 296 pas Krishtit, i ekzekutuar barbarisht nga prijësi i ushtrisë romake Klaudios. Në shenjë përkujtimi për të, banorët e këtij qyteti në vitin 350 ngritën një kishë pikërisht në vendin ku ai u ekzekutua. Edhe pse romakët e përqafuan fenë e krishterë ata vazhduan ta festonin këtë ditë “të shenjtë”, mirëpo i ndryshuan kuptimin pagan nga “dashuri hyjnore” në një nocion tjetër që nënkuptonte “marterizim dashurie” për të cilën, siç thuhet Shën Valentini kishte dhënë jetën pasi qe nismëtari që thirri për paqe dhe dashuri. Më vonë kjo festë u quajt “Festa e Të Dashuruarve”. Në një legjendë tjetër, thuhet se kur perandori romak, Klaudiosi i dytë ishtë në pushtet në shek. III pas Krishtit dha urdhër që askush nga ushtarët e ushtrisë romake të mos martohej, pasi martesa i pengonte ata të merrnin pjesë nëpër beteja. Të privuar nga kjo e drejtë legjitime bëri që Shën Valentini ta shkelë këtë vendim dhe në fshehtësinë më të madhe nisi të shkruajë akte martese për ata ushtarë që ishin të dashuruar. I prekur thellë nga ky gjest, perandori romak sapo e mori vesh atë që kish ngjarë në radhët e ushtarëve të tij, dha urdhër arresti për të duke e dënuar më pas me vdekje. Për frymën e sakrificës që shprehu Shën Valentini dhe në përkujtim të flijimit të tij, mbeti dita e 14 shkurtit, dita simbol e të dashuruarve. Mbi vërtetësinë e këtyre legjendave Çdo studiues i historisë së lashtë greke dhe romake mëson se legjendat përbejnë shumicën e historikut të këtyre epokave. Shumë herë ndodh që pjesë më të madhe të këtyre legjendave nuk i pranon as mendja e shëndoshë e as llogjika e drejtë. Konkretisht nisur mbi legjendat e mësipërme, nuk besohet se një ujkonjë mund t’i japë gji një foshnjeje e t’i dhurojë atij forcë e mprehtësi?! Nga ana tjetër, burime të sakta historike i përgënjeshtrojnë lidhjet e Shën Valentinit me këtë festë, madje legjenda të tilla nuk përmbajnë asnjë fakt bindës apo dëshmi për t’u besuar. Përse nuk e festojmë këtë ditë? Shumë njerëz, sidomos të rinj, nëse do të pyeten rreth përkujtimit të kësaj dite dhe domethënies së saj, do të përgjigjen shkurt se pak na intereson zanafilla e kësaj feste, përmbajtja e saj apo mënyra se si ajo festohet. Të tjerë do të thonin se festat në përgjithësi sjellin gëzim e hare, e për ditë të tilla kemi nevojë. Por, për ne muslimanët mendime dhe ide të tilla kërkojnë më shumë arsye dhe fakte kur të trajtohen pasi ne, nuk mund t’i gëlltisim në mënyrë shabllone. Festat në këndvështrimin Islam, që quhen ndryshe “Rite adhurimi” e nxisin besimtarin të arrijë me to kënaqësinë e Zotit dhe të fitojë mëshirën e Tij, dhe nuk e konsideron festë atë që fetarisht nuk është e ligjshme, apo është e shpikur. Profeti alejhis Selam thotë: “Kush punon një vepër që nuk përkon me çështjen tonë, ajo është e refuzuar”. Nga ana tjetër kremtimi i festave të tilla nënkupton simbolizimin dhe shenjtërimin e tyre si dhe përqafimin e asaj që nuk është gjë tjetër veçse legjendë shekujsh. Vallë, a pranon muslimani subjekte legjendash të tilla si festa e për më shumë kur në to shkelen paturpësisht normat etiko-morale?! Edhe pse imoraliteti ka dalë sheshit, kjo ditë sikur e bën më zyrtar këtë gjest tepër të shëmtuar i cili nuk prek vetëm të rinjtë, viktimat e para të kësaj dite, por edhe ata që mendojnë se janë ende të “rinj”. Qëndrimi i muslimanit ndaj kësaj dite Pasi qartësuam diçka mbi përmbajtjen e kësaj feste, riteve dhe mënyrës së kremtimit të saj, nuk mbetet gjë tjetër veçse të bëhet i qartë qëndrimi i muslimanit ndaj kësaj dite dhe i atyre festave të ngjashme me të, duke shpresuar se këto rreshta do të vlejnë si argument bindës dhe udhëzues i qartë për atë që e ka humbur Udhën e Drejtë. Së pari: Viti hënor nuk njeh për muslimanët festë tjetër përveç dy Bajrameve dhe ditës së Xhuma. Duke u nisur nga kjo, nuk i lejohet muslimanit të festojë festa të tjera apo të marrë pjesë në gëzime të tilla, sidomos kur ato shqërohen me rite të ndaluara si bërja kurban, murosja, tatuazhi me gjak etj. Së dyti: parimet bazë të besimit Islam e ndalojnë besimtarin të përdhosë fenë e tij me doktrina apo ideologji që orvaten ta devijojnë atë. Në të njëjtën kohë, shkelja e këtyre parimeve përbën rrezikun kryesor për besimtarin gjë e cila çon deri në devijimin e tij nga e drejta duke mbjellë njëkohësisht dëshirën për të imituar të tjerët, vepër të cilën feja Islame e ndalon rreptësisht. Duke parandaluar rrezikun e të imituarit, Profeti alejhis Selam në një hadith këshillon ummetin e tij me këto fjalë: “Kush i përngjason një populli, ai është prej tyre”. Së treti: Përveç asaj që u përmend më lart muslimanit i ndalohet njëkohësisht të urojë të tjerët në këtë ditë, apo të dërgojë mesazhe urimi dhe përshëndetjeje. Gjithashtu i ndalohet atij të bëjë dhuratë diçka që përkon me këtë festë. Një dijetar Islam thotë: “Nuk i ka hije muslimanit të marrë pjesë në festa joislame, të ulet të hajë e të pijë me ata që festojnë, apo të lozë e të qeshë me ta. Kushdo që e bën një vepër të tillë, atëherë ai rradhitet si mëkatar”. Ndërsa Ibnul Kajjim në lidhje me këtë temë thotë: “Përshëndetja në festa jofetare është e ndaluar sipas mendimit të të gjithë dijetarëve Islam, përcjellja e urimeve për këto festa edhe pse nuk përbën kufër (dalje nga feja) ajo është e ndaluar, pasi është njëlloj si të urosh dikë që adhuron kryqin apo idhujt…” Në fund lusim Allahun të na mundësojë të njohim të vërtetën, ta pasojmë atë dhe të na ruaj nga të ligat e fjalëve dhe veprave tona | |
|