Dita e Ashures, festa e të Dërguarve të Allahut xh.sh.
Xhemat i nderuar së pari ti falenderohemi Allahut xh.sh. i cili na bëri pjestar të fesë Islame, poashtu ti falenderohemi Allahut xh.sh. i cili na mundësoj që të mbërijm edhe këtë ditën e sodit për të falur edhe këtë namazin e Xhumas së bashku. Përshëndetje dhe salavate të përzemërta ti dërgojm Pejngamberit tonë, njeriut më të dashur,komentatorit më të mirë të Kuranit,predikuesit të fesë së Allahut xh.sh. Muhammedit a.s. si dhe familjes së tij të pastër,shokve të tij etj.
Në dersin e sodit do të mundohemi të flasim për rëndësinë dhe vlerën e ditës së 10-të të Muajt Muharrem,e që njihet edhe si dita e Ashuras.
Dita e ashuras ndryshe njihet edhe si IDUL ENBIJA (festa e të Dërguarve të Zotit.
Pra në kët dit Allahu xh.sh. e ka treguar meshirën e Tij ndaj pejngamberve duke i shpëtuar nga vuajtjet e jetesës së kësaj bote.
Në këtë dit kan ndodhur edhe shum ngjarje tjera me rëndësi në historin Islame,ku në mes këtyre ngjarjeve Imama Buhariu i përmend edhe këto:
1).Në kët dit Musai a.s.së beshku me Israilët kaluan kaluan detin e kuq dhe shpëtuan nga Fraoni,ndërsa faraoni u mbyt.
2).Nuhi a.s me besimtarët e tij zbritën në kodrën Xhudijj, dhe shpëtuan nga përmbytja e ujit.
3).Junusi a.s. doli nga barku i peshkut në breg të detit.
4).Allahu xh.sh. ia fali Ademit a,s,gabimin që bëri në xhennet duke e hëngër pemën e ndaluar.
5).Karavani duke udhëtuar për në Egjipt, shpëtoi Jusufin a.s nga bunari.
6).Në kët dit është lindur si dhe është larguar prej kësaj bote Isai a.s.
7).Në kët dit është lindur Ibrahimi a.s, si dhe shpëtimi nga zjari ka ndodhur po në kët dit.
8).Në kët dit i është kthye të pamurit Jakubit a.s.
9).Në kët dit Ejjubit a.s.i është kthye shendeti,pas nji sëmundje të rëndë dhe të gjat.
10).Sulejmani a.s mori sundimin ndaj Israilve.
11).Në kët dit Muhammedi a.s frimëzohet nga Allahu xh.sh. se i jan falur mëkatet e kaluara dhe të ardhshme.
Poashtu në kët dit ndodh krimi ndaj ehli bejtit, vrasja Huseinit djalit të Hz.Alit dhe Fatimes, nipit të Pejngamberit a.s.
Poashtu në kët dit eshtë nji lloj ushqimi që pregatitet e që emërtohet si Ashure,ku zanafillën e ka praj ather Kur Nuhia.s me besimtarët që ishin në anije dhe pas qëndrimit disa ditësh nuk kishin se ctë han,mblodhën cgjetën në anije nga drithrat,dhe i bashkuan(perzien) dhe bënë ushqim,ku edhe sot e kësaj dite ki lloj ushqimi po bëhet nga drithrat e përzier.
Është mirë qe ditët e ashures të kalohen në agjërim e neteët në ibadet.
Sipas hadithit të Muhammedit a.s dita e 9 dh e 10, ose e 10 dhe e 11.Kur e kan pyetur se përse 2 dit,muhammedi a.s ka thënë për shkak se Jahudit agjërojn vetëm ditën e 10, e ne për dallim dihet edhe nji para apo pas.
poashtu Muhammedi a.s thot"Ai i cili agjëson ditët e ashures,Unë do të bëj lutje te Allahu xh.sh që tia fal gjunahet atij.
Dita e Ashures eshtë ditën e ejte.
Dhe më në fund të lusim Allahun xh.sh që për hirë të kësaj dite dhe për nder të këtij namazit tna i fal gjunahet,tna i pranoj ibadetet dhe lutjet tona si dhe tna jap të mira si në kete poashtu edhe në botën tjetër
Amin,
Prg:Uzeir Ibrahimi.