Dita e të dashuruarëve apo dita e të mashtruarëve?
"E vërteta nuk drejtohet nga ne,
por ne duhet të drejtohemi nga e vërteta"
- M. Klaudius
Ja, na erdhi sërish, edhe sivjet, 14 shkurti - Dita e Shën Valentinit – Dita e të dashuruarëve…!
Shtypi, radiot e ndryshme, televizionet lokale, kombëtare, ndërkombëtare, miliona faqe nëpër internet po e përhapin këtë të "vërtetë"…
E vërteta, siç thoshte Klaudiusi, nuk drejtohet nga ne, por ne duhet të drejtohemi nga e vërteta.
E vërteta rreth Ditës së Shën Valentinit
Festa, Dita e Shën Valentinit – Dita e të dashuruarve, edhe pse ka emër e ngjyra kristiane, ajo është një festë më e vjetër, me prejardhje, me rrënjë pagane…
Ka filluar të kremtohet në Rromën e lashtë, në Perandorinë Romake… Në atë kohë nuk ishte festë kristiane, por kremtohej si një festë pagane…
Kremtohej si një festë pagane me 14-15 shkurt, me përkushtim, në përkujtim, me shumë nderim, ndaj hyjneshës Juno…
Juno ishte hyjneshë – mbretëreshë…Mbretëreshë hyjnore, mbretëreshë qiellore, ishte hyjneshë e mirësisë dhe kjo ditë quhej: "Dita e pjellshmërisë"…
"Dita e pjellshmërisë" në Perandorinë Romake me shekuj është kremtuar si një festë pagane, por kur Perandoria Romake e pranoj Krishterimin, atëherë kjo festë pagane u shndërrue në festë kristiane, Dita e Shën Valentinit, pra tashmë me një emër të ri , por që s'ka lidhje me dashuri…
Kush ishte Shën Valentini?
Shën Valentini ishte gjithkushi, por në të vërtetë ai ishte askushi…!
Shën Valentini nuk është një person i dëshmuar historik, por është një personash i krijuar mitik…
Sipas librit monumental: "Hollmark Historical Collection" së paku janë tetë Shën Valentina…
Kurse, sipas Enciklopedisë Katolike (Catholic Encyclopedia) së paku janë tre Shën Valentina, të tretë të ndryeshëm, të tretë martirë, të cilët përmendën në disa shënime, ku shkruan se janë ekzekutuar në të njëjten ditë: me 14 shkurt 269…!
Prej tre Shën Valentinëve, sipas Enciklopedisë Katolike, i pari përshkruhet si një prift me shërbim në Rromë, tjetri si një ipeshkëv i qytetit Interamna, sot ky qytet njihet me emrin Terni, Itali, kurse i treti është Shën Valentini në Afrikë, i cili u ekzekutue, sikur dy të parët, në të njëjtën ditë, por në vende të ndryshme…
Këto shënime, sipas Enciklopedisë Katolike, nuk kanë asnjë vlerë historike…
Meqë këto personazhe janë të imagjinuara, të sajuara, janë mitike, pra, nuk kanë vlera të dëshmuara historike, për këtë arsye, Kisha Katolike e ka largue Ditën e Shën Valentinit nga Kalendari Zyrtar Kishtar …
Kush e krijojë mitin për Ditën e Shën Valentinit, si Dita e të dashuruarve?
Deri në shekullin e XIV-të, Dita e Shën Valentinit kremtohej në Evropë si një festë kristiane, me rrënjë pagane, që nuk kishte asnjë lidhje, siç ka sot, në shekullin e ri, me dashuri…
Por, nga shekulli i XIV-të kësaj feste iu shtue edhe një risi, për t'i dhënë pakëz gjallëri, atë e lidhën me dashuri…!
Ndërtuesi i këtij miti të ri, i cili e lidhi këtë festë me dashuri ishte Geoffrey Chaucer.
Kush ishte Geoffrey Chaucer?
Geoffrey Chaucer (1343-1400) ishte shkrimtari, diplomati, filozofi, poeti anglez, ai i cili njihet e pranohet në Angli si Babai i Letërsisë Angleze…
Në kohët e lashta, popujt evropianë, kur ishin paganë, besonin në shumë mite, përralla…Evropianët besonin se në fund të javës së dytë, të muajit të dytë, që është mesi i muajit shkurt, zogjët, shpezët, fillojnë të çiftohen…
Filozofi, diplomati, shkrimtari, poeti anglez Geoffrey Chauver, Babai i Letërsisë Angleze, ishte ai cili i njihte shumë mirë mitet e lashta, është i pari që këto mite i shrytëzoj si brum letrar në veprat e tij, në veçanti në poezi… "Kur zogjët, shpezët, çiftohen – pse të mos çiftohen edhe njerëzit, gjithë kjo rini, me dashuri…"
Dita e të dashuruarëve apo Dita e të mashtruarëve?
Mendoni mirë për këtë ditë. A është kjo ditë: Ditë e të dashuruarëve apo ditë e të mashtruarëve? Ajo çka mendojmë ne ndikon te vetë pikëpamjet tona dhe të trajtimit që u bëjmë ne të tjerëve dhe botës. Bota ka një sundues. Kush e sundon botën? Siç thoshte Aristofani, dashuria për përfitime sundon tërë botën…
Pra, edhe kjo festë, Dita e Shën Valentinit, është një ditë e përfitimit, është një ditë e mashtrimit…!
Kjo nuk një ditë dashurie e dashuruesve, por kjo është një ditë mashtrimi e mashtruesve…!
Besimtarët e tri besimeve monoteiste, të cilët besojnë në një Zot, hebrenjtë, krishterët dhe muslimanët, kanë njohuri të mjaftueshme nga Burimi, për të mos u lëkundur nga mashtrimi…
Mashtrimi vjen nga dreqi, shejtani, këtë e dëshmon Bibla, e dëshmon Kur'ani…
Dashuria nuk është krijesë njerëzore…
Dashuria është Dhuratë Hyjnore…
Rumiu shprehet kështu:
"Mendja s'ka fuqi
M'u shpreh për dashuri.
Vetëm Dashurisë
I është dhuruar
Të vërtetën e saj
Për t'a zbuluar… "
Në Bibël shkruan: "Zoti është Dashuri" (Bibla, 1 Gjoni,4:16)
Po, këtë të vërtetë, Zoti, në Kur'ani, na rikujton: "Vërtetë, Zoti është shumë i dashur" (Kur'an, 11:90)
Dhe më në fund, në mes të këtij pshtjellimi kulturor botëror, ndoshta më shumë se kurdoherë më parë, ne, në veçanti, si shqiptarë, kemi nevojë për aftësinë e të menduarit në mënyrë kritike… Pa këtë aftësi, ne besojmë lehtë, mashtrohemi shpejt…!
Sat 11 Feb 2012 - 18:36 nga Shemsi