Autoritetet uzbekistaneze ndaluan të gjitha aktivitet të organizuara për ditën e të dashuruarve, shën valentinin, më 14 shkurt
Në mbarë vendin janë anuluar koncertet dhe të gjitha aktivitetet tjera që kanë lidhje me shën valentinin, bënë të ditur agjencia ruse e lajmeve RIA-Novosti.
Uzbekistani është shtet me shumicë muslimane. Ka vite që autoritetet e këtij vendi bëjnë fushatë kundër festimit të shën valentinit në shtetin e tyre.
Vitin e kaluar në gazetën kombëtare “Turkiston”, është publikuar artikulli në të cilin shkruante se shën valentini “është pjellë e fuqisë e cila ka për qëllim shkatërrimin e vlerave nacionale të Uzbekistanit”.