Tëgjitha ato festa që nuk përkojnë me festat Islame, të cilat nuk kanë qenë të njohura në kohën e gjeneratave të para (Selefit) janë festa të shpikura, edhe atë kanë mundësi të jenë të shpikura nga mosbesimtarët. Duke qenë të tilla, njëherit janë edhe përngjasim me armiqtë e Allahut azze we xhel-le.
Festat islame të njohura tek besimtarët janë: Fitër bajrami, Kurban bajrami dhe xhumaja festa javore, ndërsa në islam nuk ka ndonjë festë tjetër pos këtyre tri festave. Kështu që çdo festë e shpikur, pos këtyre është e refuzuar dhe e kotë në sheriatin e Allahut, duke u bazuar në fjalën e Muhammedit alejhi selam ku thotë:” Kush shpikë në fenë tonë atë që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar.” D.m.th është e refuzuar mbi atë dhe jo e pranuar tek Allahu. Në një transmetim tjetër Muhammedi alejhi selam ka thënë:” “Kush punon në fenë tonë atë që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar”.
Nëse bëhet e qartë kjo, nuk lejohet që në festën e lartpërmendur të quajtur “ festa e nënës- 8 Marsi” veprimi i diçkaje nga ceremonitë e festës, si: shfaqja e gëzimit dhe haresë, dhënia e dhuratave, e të ngjashme me to.
Është obligim që bie mbi muslimanin krenaria dhe mburrja me fenë e tij, të mjaftuarit me atë që e ka kufizuar Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe në fenë që Allahu ka zgjedhur për roberit e Tij të mos shtojnë e as pakësojnë nga ajo.
Muslimani nuk duhet të jetë lajkatar dhe të pasojë çdo thirrje, por duhet të formojë personalitetin e tij mbi baza të sheriatit të Allahut, të jetë i pasuar e jo pasues, të jetë shembull e jo imitues, sepse sheriati i Allahut –Elhamdulilah- është i plotë në të gjitha aspektet ashtu siç ka thënë Allahu:” Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. (El Maide:3).
Nëna është më meritore se sa ta veçojmë vetëm një ditë në vit. Nëna ka hak që fëmijët e saj ta ruajnë dhe përkujdesen për atë, ta dëgjojnë në çdo kohë dhe vend, përveç nëse i urdhëron në mëkate.
Mexhmu Fatava Shejh Muhamed Salih Uthejmin, v2\353.
Përktheu: Valdet Kamberi[/font][/justify]
Wed 7 Mar 2012 - 23:48 nga Shemsi