rezarta Antar-aktiv
Numri i postimeve : 239 Data e regjistrimit : 24/02/2013
| | Per muslimanet qe festojn diten e "SHEN MITRIT"...МИТРОВ ДЕН me 8 nentor ..Kush ka qen ky ...>>.. | |
Mitet janë rrëfime me bazë historike, por janë të ndërthurura me elemente mitike…Mitet krijohen, por edhe ndryshohen. Ndryshohen në periudha të vrullshme historike, kur identitetet hyjnë në faza kritike…Në periudha të tilla kohore, mitet janë si me thënë disa prej mjeteve, instrumenteve, në lindje të identiteteve…Mitet rreth Ditës së Shën Gjergjit dhe Ditës së Shën Mitrit janë krijuar në Mesjetë. Mesjeta në anglisht quhet: Dark Age, Periudha e Errësirës…Sipas llogaritjeve të lashta pagane, Dita e Shën Gjergjit shënonte fillimin e stinës së verës, kurse Shën Mitri shënonte fillimin e stinës së dimrit…Për fillimin e stinës së verës, mbas dimrit të gjatë e të vështirë, për paganët s’kishte gëzim më t’mirë, prandaj e shënonin, e kremtonin me gëzim, me dëshirë...Kurse për fillimin e stinës së dimrit, mbas verës së bereqetshme, me plotë begati, sërish e shënonin, por tani me frikë, me lutje hyjnive, që dimri të jetë i butë, jo i vështirë, që të shpëtonin pa u ngrirë…!Shkurt, këtyre ditëve të shënuara, festave të lashta pagane, Kisha në Mesjetë ju dha ngjyra kristiane…Është një nga shenjtorët më të nderuar në Lindjen e krishterë, që kujtohet nga Martiriologu Romak. Të dhënat historike për jetën dhe martirizimin e tij janë të pakta e kontradiktore. Kishat ortodokse e quajnë “Megalomartire” – “Martir i madh” dhe e kremtojnë më 26 tetor. Pa marrë parasysh gojëdhënat e shumta, që e lidhin fundin e tij me Selanikun, ka shumë mundësi që Shën Dhimitri të jetë martirizuar në Sirmio, Sremska Mitrovica e sotme në Vojvodinë, ku ai mund të ketë qenë diakon aty nga fundi i shekullit IV. Ka mundësi edhe që kulti i martirit të jetë përhapur përtej kufijve të qytetit të tij kur Leonci, prefekt i Ilirikut, caktoi si seli të vetën Selanikun e sotëm në provincën greke të Maqedonisë. Me sa duket, ishte ai që ndërtoi dy kisha të mëdha për nder të Shenjtit ndër të dy qytetet që kujtuam më sipër. Nuk ka dyshim se Shën Dhimitri nisi të nderohej më parë në Sirmio, pastaj në Selanik. Por pas shkatërrimit të Sirmit, rreth vitit 441, Selaniku u bë qëndra e re e vetme e kultit të Martirit dhe vend i njohur shtegtimesh. Ka shumë mundësi që reliket e tij të jenë mbartur këtu rreth viti 418, ndonëse sot nuk ka asnjë provë që ta vërtetojë këtë.Historikisht mund të themi me siguri vetëm se kemi të bëjmë me një martir të krishterë me emrin Dhimitër, që kujtohet në liturgjinë bizantine e festohet posaçërisht ndër kishat Lindore. Bazilika maqedone kushtuar shenjtit, e djegur në vitin 1917, ishte e zbukuruar me mozaikë të çmuar, të realizuar në mijëvjeçarin e parë të krishterimit, ndër të cilat Dhimitri paraqitej me veshje diakonale, ndonëse zakonisht paraqitet i veshur si ushtar, Emri Dhimitër është shumë i përhapur në Shqipërinë e jugut e ndërmjet arbëreshëve. Kujtojmë se fshati i njohur arbëresh Shën Demetrio Corone apo shkurtimisht Shën Mitri.Sipas gojedhenave ai ka qen nje luftatar i krishter qe ka perhap krishterimin dhe esht vrar nga romaket ...dhe te krishteret ortdoks e quajn deshmorin cudiberes dhe te lavdishem ... ai ne fakt esht vra me 26 tetor edhe e festojn te krishteret ortodkos ..por e bejn fetsen e tij edhe me 8 nentor qe ka edhe nga "muslimanet " qe e fetsojn ket dit pagane idhujtare sipas te cileve sipas kalendarit te krishter ne ket dit mbaron vjeshta dhe fillon dimri ..te dashurit musliman per fat te keq ne ket nat bejn dark te madhe me embelsira e me lakra e me mish qe esht ber tradit qe te gatuhet ky gatim ne ket dit ..!!!!... POPULLI JON MUSLIMAN AKOMA KA NEVOJ TE PASTROHET NGA PAGANIZMAT ... DHE IDHUJTARIT...LARGORUNI VELLEZER DHE MOTRA FESTAVE PAGANE IDHUJTARE DHE KAPUNI PER LITARIN E ALL-LLAHUT QE TE MERRNI MESHIREN E E ALL-LLAHUT ..DHE JO HIDHERIMIN E TIJ DUKE FESTUAR KETA FESTA ... | |
|