Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Izraeli arrestoi 900 fëmijë palestinezë vitin e kaluar | |
- Admin shkruajti:
- Shumica e fëmijëve thonë se i janë nënshtruar rrahjeve dhe torturave gjatë ndalimit dhe marrjes në pyetje, dhe të gjithë janë privuar nga të drejtat e tyre ligjore duke u gjykyar para të njëjtave gjykata ushtarake si të rriturit.
- Cito :
- Të dhënat zyrtare palestineze konfirmuan se forcat izraelite arrestuan 900 fëmijë palestinezë gjatë vitit të kaluar.Ministria për Çështje të Burgosurve në Ramallah ka publikuar një raport ku thuhet se "ndalimi i fëmijëve dhe torturat ndaj tyre janë kthyer në një politikë sistematike të ushtruar nga autoritetet okupuese, një politikë që përbën shkelje të të dy konventave dhe marrëveshjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e ndërkombëtare për fëmijët e ndaluar."Raporti vuri në dukje se rreth 180 fëmijë nën moshën 18 vjeç janë aktualisht duke u mbajtur në burgjet izraelite, të shpërndar në burgjet në Ofer, Megidon dhe Sharon.Shumica e fëmijëve thonë se ata i janë nënshtruar rrahjeve dhe torturave gjatë ndalimit dhe marrjes në pyetje, dhe të gjithë janë privuar nga të drejtat e tyre ligjore duke u gjykuar para të njëjtave gjykata ushtarake si të rriturit.Sipas raportit, fëmijëve të arrestuar iu është mohuar edhe e drejta e tyre për kujdes mjekësor, edukim dhe trajtim humanitar, dhe ata shpesh ankohen për ngacmime nga forcat Al - Nahshoni, të cilët janë përgjegjës për transferimin e tyre në gjykatat izraelite./mesazhi/
| |
|