Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Që nga viti 2000, Izraeli ka mbajtur nën arrest 10.000 fëmijë palestinezë | |
- Ushtria izraelite ka mbajtur të arrestuar rreth 10.000 fëmijë palestinezë në zonën perëndimore të Jerusalemit, në periudha të ndryshme kohore, nga viti 2000 deri më sot, informoi një zyrtar i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, raporton Anadolu Agency (AA). "Izraeli nuk jep asnjë imunitet për fëmijët dhe rregullisht shkel marrëveshjet ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve, duke i poshtëruar apo torturuar ata, duke u mohuar atyre një gjykim të drejtë," tha Issa Qaraqe, kreu i Komisionit për të burgosurit palestinez të Organizatës së Çlirimit, thuhet në një deklaratë për media. Në deklaratë, me rastin e 25-vjetorit të Konventës mbi të Drejtat e Fëmijëve të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Qaraqe shtoi se izraelitët mbanin nën arrest rreth 3.000 palestinezë, në periudha të ndryshme të qershorit të këtij viti, nga të cilat 30 për qind janë fëmijë. Shumica e fëmijëve të arrestua janë nga Jerusalemi, shton zyrtari. Rreth 95 për qind e fëmijëve në paraburgim, keqtrajtohen fizikisht dhe torturohen, nga stafi i sigurisë izraelite, tha ai. Së paku edhe 300 fëmijë ende mbahen të arrestuar në burgjet izraelite, tha Qaraqe. Asnjë zyrtar izraelit nuk ka komentuar mbi akuzat e Qaraqe. Në pjesët e pushtuara të Jerusalemit lindor shpërthyen tensione në fillim të korrikut të këtij viti, kur kolonët hebrenj rrëmbyen dhe vrarë një djalë palestinez nga rajoni Shuafat. Atmosfera në qytet u bë edhe më e tensionuar, kur në fund të tetorit, autoritetet izraelite mbyllën kompleksin e xhamisë Al Aksa, pas vrasjes së një rabini. Në të gjithë Izraelin janë arrestuar më shumë se 7000 palestinezë, sipas Ministrisë palestineze të çështjes së të burgosurve./aa/:
| |
|