Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Tregim islam] Dijetari dhe Kameramani Duhanxhi | |
- Para disa vitesh, në një natë të Ramazanit u ftova për një program të drejtëpërdrejt në një kanal televiziv satelitor. Ky program ishte për adhurimin gjatë muajit të Ramazanit. Programi u mbajt në një dhomë të një hoteli në Meke, i cili kishte pamje nga Qabeja. Ne ishim duke biseduar për Ramazanin derisa shikuesit ishin duke i parë njerëzit që e kryenin umren në prapavijë. Ishte një pamje madhështore, sa që edhe prezantuesi u prek emocionalisht dhe qau gjatë programit. Atmosfera ishte shpirtërisht gjallëruese dhe asgjë nuk e prishte përveq kameramanit. Ai në një dorë e mbante kamerën dhe në dorën tjetër cigaren, sikurse nuk dëshironte t’i ikte asnjë natë e Ramazanit pa thithur tym cigareje. Kjo më pengonte shumë, pasi që era e cigares ishte duke më plasur. Megjithatë, nuk kisha opsion tjetër përveq se të bëja durim për shkak se programi ishte i drejtëpërdrejt. Kaloi një orë e tërë dhe programi më në fund mbaroi pa ndonjë telashe. Kameramani erdhi tek unë me cigare në dorë, më falënderoi dhe më lavdëroi. U përshëndeta me të dhe i thashë: “Gjithashtu dua t’ju falënderoj për pjesëmarrje në incizim të një programi fetar. Megjithatë, kam për t’ju thënë diqka që shpresoj, se do ta pranosh: “Të lutem vazhdo,“ – tha ai. Unë i thashë: “Tymi dhe cigaret.“ “Të lutem mos më këshillo. Pasha Allahun nuk do të ketë dobi!“ – tha ai duke më ndërprerë. I thashë: “Në rregull, atëherë së paku më ndëgjo. Ti e di se cigaret janë haram dhe Allahu ka thënë...“ “I dashur shejh, të lutem mos humb kohë. Unë pi cigare për më tepër se katërdhjetë vite! Katrani është në gjakun tim dhe në vena. Nuk ka dobi këshilla për mua!“ – tha ai duke më ndërprerë. I thashë kurrfarë dobie ?“ Ai u ndie pak i turpëruar dhe tha: “Të lutem bë dua për mua.“ Ia kapa dorën dhe i thashë: “Eja me mua.“ “Ku?“ – pyeti ai. “Eja me mua që ta shikojmë Qaben,“ – i thashë unë. Qëndrova te dritarja që ishte me pamje nga haremi dhe vërejta se qdo pjesë e Haremit ishte e stërmbushur me njerëz që përkuleshin, binin në , e kryenin umren dhe qanin. Ishte pamje shumë prekëse. E pyeta: “A i sheh këta njerëz?“ “Po,“ – tha ai. I thashë: “Ata kanë ardhur nga e gjithë bota, të bardhë, të zi, arab, joarab, të pasur të varfër. Të gjithë janë duke iu lutur Allahut që t’i pranojnë përpjekjet e tyre dhe t’i falë gjynahet e tyre. A dëshiron që Allahu të të jap ty atë që ua jep atyre?“ “Vërtet po,“ – tha ai. Unë i thashë Ngriti duart dhe unë do të lutem për ty. Ti thuaj vetëm amin për lutjet e mia.“ I ngriti duart dhe u luta: “O Allah fale atë!“ Ai tha: “Amin.“ Unë thashë: “O Allah, ngritja gradën e tij dhe bashkoje me të dashurit e tij në Xhenet, o Allah...“ Vazhdova të lutesha për derisa zemra e tij u zbut dhe ai qau derisa e përseriste “Amin, amin.“ Kur vendosa ta mbaroja lutjen time thash: “O Allah, nëse ai e ndal pirjen e cigares pranoje këtë lutje, nëse jo mos e prano. Kur e ndëgjoi këtë, njeriu shpërtheu në vaj, e mbuloi fytyrën me duar dhe u largua nga dhoma. Pas disa vitesh, unë u ftova përsëri, nga i njëjti televizion për një program tjetër. Kur hyra në ndërtesë, e pashë një njeri me faqe të fryra, i cili erdhi tek unë dhe më përshëndeti ngrohtësisht. Ai më puthi në ballë dhe ma puthi dorën. I thashë: “Më vjen mirë për këtë! Njëmend e qmoj dashurinë dhe respektin që e keni ndaj meje, por më fal se nuk po më kujtohesh. Ai tha: “A të kujtohet kameramani, që e këshillove para disa vitesh, për ta lënë cigaren?“ I thashë: “Po.“ Ai tha: “Unë jam ai! Pasha Allahun i dashur shejh nuk e kam vërë në gojën time asnjë cigare pas atij takimi.“ Sa herë që i kujtoj gjërat e ndryshme, gjithmonë mendoj për këtë ndodhi. Autor: Muhammed AbduRrahman El- Arifi Përgaditi dhe përshtati: AbdulXhebar :
| |
|