Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Çështja Gylen: Turqia nis hetimet, SHBA-ja heshtë | |
- Prokurorët turq kanë nisur një hetim penal ndaj Fethullah Gylenit, nën akuzat se ai u përpoq të përmbys qeverinë, transmeton CNN-i Turk. Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan tha të martën se do të kërkojë nga Shtetet e Bashkuara për të ekstraduar ish-aleatin e Gylenit, të cilin ai e akuzon për komplot ndaj qeverisë. Ekstradimi i Gylenit do të ishte i mundur vetëm nëse Turqia lëshon urdhër-arresti duke ofruar dëshmi të krimit. E në anën tjetër zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki ka refuzuar të komentojë mbi kërkesën e kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan për të ekstraduar Fethullah Gylenin, i cili do të përballet me pyetje mbi rolin e tij në krijimin e një grusht shteti ndaj qeverisë. Kryeministri Erdogan ka premtuar të fillojë procedurën ligjore për deportimin e Gylenit, i cili ka jetuar në ekzil që nga viti 1999, pasi hyri në vend me një pasaportë diplomatike mashtruese. Lidhur me këtë, Psaki tha se ajo ishte në dijeni të kërkesës, por nuk ishte në gjendje për të komentuar në lidhje me këtë çështje në mënyrë specifike. Gyleni, i cili kryeson një nga grupet më me ndikim në Turqi – Lëvizja Hizmet - akuzohet për ngritjen e një shteti paralel duke përdorur ndihmësit brenda gjyqësorit turk për të larguar Erdoganin. Një numër i burokratëve të lartë të qeverisë së bashku me bijtë e ministrave u arrestuan më 17 dhjetor me akuza për korrupsion dhe mitëmarrje. Rrjedhimisht, Erdogan menjëherë filloi një operacion duke spastruar gjyqësorin, forcën policore dhe madje edhe riorganizimin e kabinetit të tij. /mesazhi/:
| |
|