Paris vazhdon të tërheqë një numër të madh njerëzish, të cilët, të shtyrë nga kureshtja,Ekspozita e Haxhit që është hapur në Paris vazhdon të tërheqë një numër të madh njerëzish, të cilët, të shtyrë nga kureshtja, njihen rreth fazave të ndryshme historike të këtij rituali të shenjtë të myslimanëve.
Ekspozita ofron informacion të bollshëm për periudha nga më të ndryshmet në të cilat myslimanët kryenin haxhin në vendet e shenjta.
Mbi 200 objekte të trashëgimisë islame janë ekspozuar për vizitorët, të cilat i referohen shekullit të parë të hixhretit, ndërkohë që shumë të tjera i përkasin periudhave të ndryshme historike. Vizitorët kanë mundësinë të ndjekin dhe një sërë dokumentarësh të cilat ofrojnë një informacion më të qartë rreth këtij rituali të rëndësishëm për besimtarët myslimanë.
Ekspozita është dizenjuar në atë formë që mishëron vetë stacionet më të rëndësishme të ritualit të Haxhit, vajtje dhe kthim.
Në hyrje të ekzpozitës, teksa në sfond dëgjohet ezani, vizitorët përballen me tablo të ndryshme arkeologjike, dokumente historike të cilat flasin për mallin e besimtarit për vendet e shenjta. Aty flitet për rrugët që ndiqnin besimtarët nga vendet e ndryshme drejt Mekës. /ardhmeriaonline/