Selam alejkum
Deshta te ju pyes diqka ne lidhje me paratë. Me ka shkruar nje person ne facebook nga Afrika, duke thene se eshte avokat, dhe qe ka pasur nje klient i cili ka qene tregtar i arit, ai ka vdekur dhe kinse nuk ka trashëgimtare, dhe meqe une kam te njejtin mbiemër me personin qe ka vdekur duan qe parate e tij te mi japin mua. Un iu kam treguar qe nuk e njoh ate person por ia kam dhene te dhenat e mia emrin mbiemrin adresën etj. Tani jemi ne kontakt edhe pse nuk besoj qe ato para do te transferohen ne xhirollogarine time por gjithsesi deshta te di a e kam gjynah me i marr ato para, duke pasur parasysh se eshte nje shume e madhe. Si dhe avokati me ka thene qe 30% te parave do ti merr ai. Jam nevoj shum per ato para, por nuk dua te marr diqka qe sme takon mua. Ju.lutem nje pergjigje te qarte a hyj ne gjynah nese i marr. Allahu ju shperbleft.