Miqësia e vërtetë-Nëse nuk të dalin lot se ke marr vesh...
Lufta ishte në një nga momentet e saj më të ashpra dhe njërit prej ushtarëve i ishte plagosur rëndë shoku i tij.
Ushtari i lutet komandantit të tij:
- Më jep leje të shkoj dhe ta marr shokun tim!
- A mos je çmendur? Është e kotë të futesh në fushën e plumbave, sepse do të vritesh edhe ti!
- Por, ai është shoku im!
- Është e kotë sepse ai mund të ketë vdekur.
- Të lutem më jep leje të shkoj ta marr.
Kur komandanti e shikoi insistimin e ushtarit, i jep leje. Ai futet në
zonën e plumbave, e merr shokun e tij në krahë dhe e nxjerr në zonën e
sigurtë. Komandanti ia pastron plagën dhe mundohet ta shpëtoj, por ai
vdes.
- E shikon, të thash që ishte e kotë, i thotë komandanti ushtarit.
- Jo, nuk ishte e kotë, sepse kur unë u afrova pranë tij ai ishte
gjallë dhe më tha dy fjalë të cilat për mua kanë më shumë vlerë se
gjithë bota: Ai më tha: “E dija që do vije, e dija!!!