Sehl ibn Ibrahimi rrëfen:
“Me Ibrahim bin Ed’hemin ishim miqë. Një herë më kishte kapluar një sëmundje e rëndë. Atëherë Ibrahim Ed’hemi shpenzoi çdo gjë që kishte për shëndetin tim. Pasatj fillova të shërohesha. Një herë i kërkova diçka që më donte shpirti. Meqë nuk i kishte mbetur asgjë në dorë, e kishte shitur gomarin dhe ma plotësoi dëshirën. Pasi u shërova mu desh gomari për të shkuar diku dhe e pyeta:
O Ibrahim, ku është gomari?”
“E shita” – mu përgjigj.
Meqë shëndeti nuk ma lejonte te eci në këmbë, i thashë:
“Mirë, po tani me se do të udhëtoj?”
Ai m’u përgjigj:
“Do të mbajë në shpinë, o vëlla!”
Dhe më mbajti në shpinë në tre konaqe rrugë!
Mesazhi:
Kur njeriu është mirë, kur jeton jetë të lumtur dhe ndanë dhurata, çdo kush të bëhet mik! Por miqësia e vërtetë shihet në ditë të vështira, dhe mu atëherë ajo s’matet me asgjë. Në anën tjetër vetëmohimi dhe sakrifica e bërë ndaj vëllaut besimtarë që ndodhet në nevojë dhe vështirësi, tërheq mëshirën e Allahut të Madhërishëm. Prandaj fshehtësia e kësaj në këto ditë të këqija të kësaj bote është të bëhesh mik i Allahut, të Dërguarit të Tij dhe i besimtarëve të sinqertë, dhe gjithësesi të mbetesh mik i tyre!