Fushata e arrestimeve masive të anëtarëve të Hamasit dhe Xhihadit islamik në Rripin e Gazas
Fushata filloi para armëpushimit dhe u shkallëzua që nga orët e hershme të shpalljes së marrëveshjes.
Forcat Izraelite në mëngjesin e të enjten, kanë filluar një fushatë të arrestimeve masive në të gjitha njësitë e Bregut Perëndimor, përfshirë më shumë se 55 palestinezë, dhe vjen në kohën kur nata e fundit në Rripin e Gazës ishte e qetë me arritjen e marrëveshjes mes Tel Avivit dhe njësiteve të armatosura Palestineze në Gaza.
Organizata “Vaad” dënoi arrestimet ndaj civilëve dhe të burgosurve, duke thënë se fushata ka filluar pak para përfundimit të agresionit, dhe u shkallëzua në mënyrë të papritur, që nga orët e hershme të shpalljes së marrëveshjes armëpushimit.
Ajo shtoi: "Kjo kërkon të veprojnë autoritet Palestineze në terren për të trajtuar rastet e arrestimëve", duke kërkuar autoriteteve Egjiptiane gjithashtu, për të ndaluar Izraelitët nga fushatat arrestimëve arbitrare.
Sipas burimeve lokale, forcat Izraelite arrestuan të enjten herët, katër qytetarë në Ramallah. Burimet lokale treguan se Izraelitët sulmuan qytetin e Bejt Lekija në jug të Ramallahut. Ata arrestuan edhe dy vëllezër dhe babain e tyre, pas një bastisje në shtëpinë e tyre, dhe i çuan në një destinacion të panjohur.
\mesazhi\Sh.Hulaj