Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Hollandë, vesh shami, kritikohet Mbretëresha Sat 14 Jan 2012 - 14:53 | |
| Partia anti-islamike e akuzoi se legjitimoi shtypjen e grave
Mjaft debate janë ndezur në Holandë, pasi Mbretëresha hollandeze u pa të mbante një veshje të stilit islamik gjatë një vizite zyrtare.
Në ditën e fundit të udhëtimit të saj në Emiratet e Bashkuara Arabe, mbretëresha Beatris vizitoi xhaminë e madhe të Sultan-Kabus në Oman, ku mbante të veshur një shami në kokë, doreza dhe kapele të zezë. Një veshje kjo që tërhoqi mjaft vëmendjen e Partisë anti-islamike të Lirisë, e cila e akuzoi mbretëreshën, se legjitimoi shtypjen e grave.
Mbretëresha Beatrix shoqërohej në xhami nga i biri, dhe gruaja e tij, e cila gjithashtu ishte e mbuluar për të respektuar këtë vizitë.
Partia e Lirisë drejtohet nga Geert Wilders, i famshëm për kritikat e ashpra ndaj Islamit dhe kundërshtinë ndaj emigracionit, ndërsa mbretëresha tregoi hapur pikëpamjet e saj dhe se nuk është fan i politikave anti islamike të Wilders ./abc/
| |
|