Të martën e kaluar, është publikuar në video “You Toube” një vajzë siriane, që zgjatë 50 sekonda, duke biseduar me Mishel Obaman gruan e presidentit Barak Obama, e cila e kishte ulur kokën për tu përshendetur me vajzën siriane. Fytyra e vajzës nuk shihej, vetëm se disa sekuenca, që ka nxitur interesmin e medieve dhe gazetarëve, për të hulumtuar për identitetin e saj dhe se çfarë i kishte thënë zonjës së parë amerikane, dhe çfarë kishin pëshpëritur ato mes veti në realitet.
Arabiya.net kishte arritur sot në mengjesin e së dieles, të zbuloj pas 5 ditësh hulumtime, se publikimi nga video e You Tubes nuk ka dhënë të dhëna për identitetin e vajzës, por ka publikuar fjalët të cilat pasi zonja e parë e kishte përqafuar vajzën me mirësjellje dashurie, vajza i kishte thënë duke mbajtur gjithnjë flamurin sirian:” A të të them diçka?” I ka thënë ajo:”çka është ajo?” atëherë vajza i ka thënë:” Të lutem thuaji presidentit Obama tu ndihmojë fëmijëve dhe grave siriane” .
Sqarimi nga video, vazhdon duke dhënë përgjegjjen e zonjës së parë që i ka thënë:” Padyshim, kjo edhe është një prej çështjeve kryesore të tij”. Pastaj e ka pyetur:”A je ti nga siria”. Po i ka thënë vajza.” Unë kam lindur në siri. Ai është vendi im”. Atëherë e ka kapur dorën e saj dhe i ka thënë vajzës:” Jam krenare me ty”.
Por vajza ende nuk është në moshën e plotë madhore, ngase ajo tash është vetëm 13 vjeqare.
Emri i saj është Levxhan Xhamus, e cila jeton me prindërit dhe dy vlleyërit e saj në qytetin Sinsinati të shtetit të Ohjaos me xhaminë më të madhe në amerik.\mesazhi\Sh. Hulaj