Presidenti amerikan Barack Obama dhe Presidenti i ri iranian Hassan Ruhani patën dje një bisedë telefonike, që shënon nivelin më të lartë të kontaktit midis dy vendeve në tre dekadat e fundit. Kjo është një shenjë se ata janë serioz në lidhje me arritjen e një pakti mbi programin bërthamor të Teheranit .
Biseda mes dy presidentëve mesa duket po shkrinë akullin ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat prenë marrëdhëniet diplomatike me Iranin një vit pas revolucionit të vitit 1979 që rrëzoi aleatin e SHBA-ve Shah Muhammad Reza Pahlavi dhe çoi në krizën e pengjeve të ambasadës amerikane në Teheran.
Obama ka thënë se ai ishte i hapur për kontakt të drejtpërdrejt me Iranin, ndërsa gjithashtu ka theksuar se të gjitha opsionet - përfshirë sulmet ushtarake - ishin në tryezë për të parandaluar Iranin nga ndërtimi i një bombe bërthamore.
Duke folur për gazetarët, Obama tha se ai dhe Ruhani kishin drejtuar ekipet e tyre për të punuar sa më shpejt drejt një marrëveshje mbi programin bërthamor të Iranit. Ai tha se kjo ishte një mundësi unike për të bërë progres me Teheranin mbi një çështje që e ka izoluar këtë të fundit nga perëndimi. /islamieshtedrit/