Një burrë e donte shumë gruan e tij.Një ditë gruaja e tij, duke i bërë muabet i tha:
“ O i nderuar! Eja dhe betohu se do të më japësh çfarë të dua, përndryshe do të ndahem prej teje.”
Burri i cili e donte shumë gruan e pa se ajo e kishte seriozisht, u detyrua t’i bindet këtij propozimi.
Atëherë gruaja tha:
“ Dua të më sjellësh përpara meje çdo gjë që ka krijuar Allahu i madhërishëm në këtë botë.”
Burri i shkretë nuk mundi t’ia plotësonte këtë dëshirë dhe filloi të mendojë. Së fundi shkoi te Hazreti Mevlana dhe ia tregoi atë që i kishte ndodhur.
Mevlana duke u menduar i thotë:
“ Shko, merr librin e All-llahut, Kur’anin, mbështille me shami dhe jepja gruas tënde, sepse në këtë mënyrë, ti i ke sjellë asaj çdo gjë që ka në këtë botë, sepse në Kur’anin Fisnik, ( në Suren En’am, ajeti 59) thuhet:
“ Nuk ka asgjë që të mos jetë në Kur’an.”
Kështu që nuk ndaheni dhe nuk divorcoheni.Në këtë mënyrë burri nuk u divorcua me gruan që donte.
------------------------------------
Shkruar nga: Bujamin Salija