Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: [Temë e Ramazanit] Disiplina trup shpirt në Ramazan Thu 10 Jul 2014 - 1:00 | |
| [Only admins are allowed to see this image]Meqë në shekullinë qytetërimi është shndërruar në fuqi dhe linja fizike, puna më e madhe e njeriut i kushtohet mbajtjes në formë të trupit, veprimtaritë sportive të organizuara në sektor më vete,degët e ndryshme të sporteve,ministritë përgjegjëse për mbqrvqtjen e veprimtqrive sportive dhe drejtoritë e përgjithshme që varen prej tyre,degët e mjeksiwë të specializuara në kurimin e sëmundjeve fiziologjike, dietat e praktikuara për të rruajtur dhe zhvilluar formën fizike,të gjitha këto tregojnë se rëndësia e një fiziku të mirë ka dal në plan të parë,duke lënë pas dore kujdesin për një shpirtë të bukur.
Ndërsa shprehemi në këtë mënyrë , nuk kemi aspak qëllim të nënvlerësojmë rëndësinë e një shëndeti të mirë dhe një fiziku të fuqishëm, sepse gjithsesi trupi është kafsha mbqrtëse e shpirtit.
Lidhjen që ekziston mes trupit dhe shpirtit, mendimtari Gazali e krahason me rastin e haxhiut që shkon në haxhxh sëbashku me devenë e tij. Nëse ai do ta shpenzonte të gjithë kapitalin që ka për deven e tij, atëherë ai do të mbetej trokë, por nga ana tjetër, nëse e nënvlerëson ushqimin dhe fizikun e deves me të cilën udhëton, atëherë ka për të mbetur në mes të rrugës. Zgjidhja më e logjikshme është t'u japë secilës prej tyre , hakun që meritojnë, duke vendosur kështu një ekuilibër.
Kohët e fundit janë duke u rekomanduar dieta të ndryshme për të humbur kilet e tepërta e për t'u ruajtur nga sëmundjet që burojnë nga të ushqyerit e tepërt dhe lëvizjet e pakëta, arsye për të cilën janë duke u shpenzuar vlera të mëdha parash.
Ofrohen receta ushqimore për t'u praktikuar në periudha tre-ditore,javore,mujore apo gjashtëmujore. Pirja vetëm e ujit për periudha të caktuara,apo të ushqyerit vetëm me shalqi apo pjapër, ngrënie e përzirje të caktuar të ushqimeve apo dhënia gjak,janë vetëm disa prej praktikave të kryera me këtë qëllim.
Si është e mundur që njerëzit , të cilët bëjnë shpenzime të mëdha dhe pehriza të rënda vetëm që të shpëtojnë nga sëmundjet fizike,nuk marrin në konsiderat dietën fizike e shpirtërore që përmban muaji i Ramazanit,një dietë nëpërmjet së cilës mund të ruhen nga sëmundjet shpirtërore që përbëjnë rrezikun e tyre të vërtetë?
| |
|