[Only admins are allowed to see this image]Meqë në shekullin tonë qytetrimi është shëndruar në fuqi dhe linjë fizike, puna më e madhe e njeriut i kushtohet mbajtjes në formë të trupit, veprimtaritë sportive të organizuara në sektorë më vete, degët e ndryshme të sporteve, ministritë përgjegjëse per mbarvajtjen e veprimtarive sportive dhe drejtoritë e përgjithshme që varen prej tyre, degët e mjeksisë të specializuara në kurimin e sëmundjeve fiziologjike, dietat e praktikuara per të ruajtur dhe zhvilluar formën fizike, të gjitha këto tregojnë se rëndësia e një fiziku të mirë ka dalë në plan të parë, duke lënë pas dore kujdesin për një shpirt të bukur.
Ndërsa shprehemi në këtë mënyrë, nuk kemi aspak qëllim të nënvlerësojmë rëndësinë e një shëndeti të mirë dhe një fiziku të fuqishëm, sepse gjithsesi trupi është kafsha mbartëse e shpirtit.
Lidhjen që ekziston es trupit dhe shpirtit mendimtari Gazali e krahason me rastin e haxhiut që shkon në
së bashku em deven e tij. Nese ai do ta shpenzonte të gjithë kapitalin që ka për deven e tij, atëherë ai do të mbetej trokë, por nga ana tjetër, nëse e nënvlerëson ushqimin dhe fizikun e devesë me të cilën po udhëton atëherë ka për të mbetur në mes të rrugës. Zgjidhja më e logjikshme është t'u japë secilës prej tyre, hakun që meritojnë, duke vendosur kështu një ekuilibër.
Kohët e fundit janë duke u rekomanduar dieta të ndryshme pëtë humbur kilet e tepërta e për t'u ruajtur nga sëmundjet që burojnë nga të ushqyerit e tepërt dhe lëvizjet e pakëta, arsye për të cilën janë duke u shpenzuar vlera të mëdha parash.
Ofrohen receta ushqimore për t'u praktikuar në periudha tre-ditore, javore, mujore apo gjashtëmujore. Pirja vetëm e ujit për periudha të caktuara, apo të ushqyerit vetëm me shalqi a pjapër, ngrënia e përzierje të caktuara të ushqimeve apo dhënia gjak, janë vetëm disa prej praktikave të kryera me këtë qëllim.
Si eshte e mundur që njerëzit, të cilët bëjnë shpenzime të mëdha dhe pahirza vetëm që të shpëtojnë nga sëmundjet fizike,nuk e marrin në konsiderat dietën fizike dhe shpirtëre që përmban muaji i Ramazanit. Një diet nëp5rmjet të cilës mund të ruhen nga sëmundjet shpirtërore që përbëjnë rrezikun e tyre të vërtetë!