Numri i të vdekurve nga ofensiva izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 1886, pasi punëtorët e shpëtimit vazhdojnë të nxjerrin trupat nga rrënojat.
"Ekipet mjekësore palestinezë janë ende duke punuar për nxjerrjen e viktimave në rrethinat lindore të Rripit të Gazës përgjatë kufirit me Izraelin," tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Ashraf al-Qodra për Anadolu Agency.
Ai tha se 9806 palestinezë janë plagosur që nga nisja e ofensivës së Izraelit më 7 korrik.
Ai vazhdoi të thotë se 432 fëmijë, 243 gra dhe 85 palestinezë të moshuar janë në mesin e viktimave dhe se 2979 fëmijë, 1903 gra dhe 374 palestinezë të moshuar janë në mesin e të plagosur. /mesazhi/