Dersi I Xhumas
22.08.2014
Xhamia e Shqiparve Bibbien-Itali
Ligjerues: Ilaz ef. Salihi
Tema: Psje jemi në kë Gjendje?!
Falemenderojm Allahun Zotin e botrave, prej Tij kërkojmë ndihmë.Atë e falemenderojmë, e lusim që të na drejtojë në rrugë të drejtë dhe të na i falë mëkatet.Nga Ai kërkojmë mëshirë pasi të vdesim, për ne dhe gjithë besimtarët. Te All-llahu kërkojmë shpëtim nga e keqja e shpirtërave tanë dhe nga veprimet e këqija. Atë të cilin All-llahu e drejton, atë askush nuk mund ta dërgojë në huti, por atë të cilin All-llahu e lë në huti, atë askush nuk mund ta kthejë në rrugë të drejt. Dëshmojë që nuk ka Zot tjetër veç All-llahut që meriton të besohet dhe adhurohet dhe se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i Tij.
Salavatet dhe selamet tona qofshinmbi njeriun më të ndershëm dhe më të moralshëm, mbi vulën e Pejgamberis Muhammedin s.a.v.s të cilin Allahu xh.sh e dërgoi së bashku me të vërtetën (Kur’anin famëlartë), si prurësin e lajmeve të gëzuara dhe paralajmërues për Fundine botës, ta paralajmëron atë që ka mend, dhe ta meritojnë dënimin të pa besët.
Mëshira e All-lalhut qoft mbi të, mbi familjen e tij të ndershme, mbi shokët e tij besnik si dhe mbi të gjithë ata që ndjekën ndjekin dhe do ta ndjekin rrugën e tij deri Ditën e Gjykimit.
I nderuari xhemat….Jemi në namazin e Xhumas Ditë madhështore, festë javore, kjo ditë na gëzon të gjitve mirëpo nga ana tjetër jemi të mërzitur zebra na kullojn gjak , nga ajo që ndodhën përeth nesh.
Ngjarjet e fundit që janë duke ndodhur në botën islame e sidomos në Palestin-Gaza, na ka trishtuar pa masë, dhe e fundit që mundim të bëjmë është të mërzitemi e ti lutemi Allahut xh.sh që ti ndihmon.
Sa shumë jemi dobësuar! ….Jemi dobësuar aq shumë sa 80% e ummetit musliman as që e dinë apo as që e kanë lexuar ndonjëherë hadithin e Muhammedit s.a.v.s ku thotë: “Nëse e shikoni ndonjë të keqe, ndryshonja me forc, nëse nuk mundeni me forc atëherë, ndryshonja me fjalë, nëse nuk mundeni edhe me fjalë, atëherë urenja me zemër, por ky është imani i dobët”
Nëse e analizojm këtë hadith del se shumica nga ne posedojm imanin e dobët, përshak se tek ne ka ngelur që ta urrejm me zemër agresionin barbar izraelit që është duke u ushtruar mbi Gaza, ndërsa dy të parata s që mund të mendohen.
Ata që posedojn forcë që ta ndryshojn apo të përballen me të keqen dhe ti thonë stop egërsirës së quajtur “Izrael”, i kan mbyllur sytë që mos shofin, i kan mbyllur veshët që mos ndëgjojn dhe janë bërë siç i quan Allahu xh.sh në Kur’anin Famëlartë: “Ata kan sy me tëcilët nuk shohin, ata kan veshë me të cilët nuk dëgjojn, kan zemra me të cilat nuk besojn, ata jan si kafshët bile edhe më keq”
Janë bërë si kafsha Izrael, e kafsha kafshën nuk e han…..
Ndërsa në këtë ngjarje paraqiten disa të tjerë, të cilët janë të fshehur pas perdes së këtij teatri, dhe duke hjekur maskën e tyre të quajtur islam, hapin zemrat e tyre të urejtjes dhe mllefit ndaj islamit, dhe e mbushin gojën plotë,nga dhëmbët e tyre e nxjerin këtë fjalë “Pse veç muslimanët masakrohen” Pse veç muslimanët të prapambetur”, dhe ti thu i vjen keq për muslimanët! Ndërsa, ai me atë fjalë e nxjer atë që e ka brenda, duke dashur të thotë se ja ky islami s’është i vërtetë, ky është i prapambetur, dhe se të gjith që nuk jan musliman ecin përparaa, përparojn, jetojn të lumtur.
Andaj të nderuar, mu për këta persona dhe çiftin e tyre, ne kemi vendosur që të folim sotë si kundërpërgjigje me argumente, dhe temën e kemi titulluar “Pse jemi në këtë gjendje”
Fjala popullore e cila thotë: “Faji gjithmon është jetim”, ne themi se nuk është gjithmon kështu, përshkak se kësaj here Faji qëndron tek ne, andaj ne jemi shkaktarët e kësaj gjendje….Ne Muslimanët!
E kush t’na ndryshon vallë gjendjen?
All-llahu xh.sh thotë: “Ne nuk e ndryshojm gjendjen e një populli, deri sa ta ndryshojn veten e tyre”
Pra kush u dujka të na e ndryshon neve gjendjen Allahu?.....Jo, jo vetë ne…..
Po si?
Me lexim, me Librin e Allahut, kushtetutën tonë e cila çdo detal na tregon për çdo kohë dhe çështje.
Ata që e kuptuan këtë, ja fshitën pluhrin këti Libri Madhështor dhe ju rekën studimit dhe ecën para dhe jan aty ku jan dhe këtë e vërtetojn faktet.
- O umeti i Muhamedit!
• A e dini se analfabetizmi i umetit tonë ka arritur në dyzet përqind?! Si është e mundur që umeti i fjalës “Lexo” nuk di të shkruajë dhe të lexojë?!
• A e dini ku ndodhet niveli më i ulët i analfabetizmit në botën arabe?
- Në Palestinën e pushtuar:
Atje ku vriten digjen e shkatërohen
• Askush nuk ka përse të justifikohet, përderisa njerëzit më të arsimuar në botën arabe janë palestinezët, me gjithë kushtet e vështira në të cilat jetojnë.
• Populli ynë nuk do të mund të rimëkëmbet dhe të rilindë veçse me dije dhe arsim.
• Fjalët e para që iu shpallën Profetit tonë, ishin “Lexo”.
• Vetëm adhurimi dhe ibadeti nuk mjaftojnë për zhvillimin dhe rilindjen e një umeti ( populli ) .
• Lënia pas dore e arsimit dhe dijeve, është shenja e parë e rrënimit të një civilizimi.
Kjo analizë është nxjer nga analisti, shkrimtari dhe ─ Thirrës në Islam : Amër HALID
PSE MUSLIMANËT JANË NË KËTË GJENDJE TREGON KY HADITHË:
Nga Thevbani radijAllahu anhu përcillet të ketë thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Është frikë që të mblidhen kundër jush popujt nga çdo anë, ashtu siç mblidhen ngrënësit e ushqimit rreth pjatës-tepsisë.” (Transmetuesi) tha; I thamë: O i Dërguari i Allahut, a nga numri jonë i pakët në ato ditë? Ai tha: “Ju ato ditë do të jeni të shumtë, por do të jeni shkumë si shkuma (dhe gjërat tjera) që bartë uji vërshues, do të hiqet frika nga zemrat e armiqve tuaj dhe në zemrat e juaja do të vendoset dobësia.” (Transmetuesi) tha: I thamë: E çfarë është dobësia o i Dërguari i Allahut? Ai tha: “Dashuria ndaj kësaj jete dhe urrejtja e vdekjes.”
Sahih Sunen Ebi Davud (2497).
Përgjigje: Gjendja momentale e muslimanëve nuk është argument kundër Islamit, por e kundërta – Islami është argument kundër muslimanëve.
Islami u bën thirrje muslimanëve për unitet, ndërsa muslimanët ndahen dhe përçahen.
Islami u bën thirrje për arsimim dhe dije, ndërsa ata nuk e pranojnë këtë.
Islami i thërret të mbrohen nga armiqtë, ndërsa ata flenë dhe janë bërë dembel.
Islami u bën thirrje të jenë të drejtë në udhëheqje, ndërsa ata i bëjnë zullum njëri tjetrit.
Islami u bën thirrje të kundërshtojnë ndikimin dhe politikën e të huajve, ndërsa ata u nënshtrohen dhe miqësohen me ta.
Islami u bën thirrje për një sjellje të bukur dhe moral të mirë, ndërsa ata janë dhënë pas amoralitetit dhe jo kulturës.
Islami u bën thirrje për shfrytëzimin e resurseve tokësore, ndërsa ata janë të pakujdesshëm ndaj kësaj…
Ndërsa sa i përket të parëve tanë, të cilët ishin të sinqertë në besimin e tyre dhe të cilët iu përgjigjën thirrjes së Zotit të Madhërishëm – ata ishin gjenerata më e mirë e njerëzve që janë paraqitur në rruzullin tokësorë. Ata ndërtuan civilizimin më mahnitës dhe më të madh në historinë e njerëzimin.
Pra, prapambeturia e muslimanëve të sotëm është vetëm për shkak të largimit të tyre nga parimet dhe principet islame.