islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
DISPOZITAT E KURBANIT EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
DISPOZITAT E KURBANIT EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
561 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 561 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
DISPOZITAT E KURBANIT Empty96%DISPOZITAT E KURBANIT Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
DISPOZITAT E KURBANIT Empty0%DISPOZITAT E KURBANIT Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
DISPOZITAT E KURBANIT Empty0%DISPOZITAT E KURBANIT Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
DISPOZITAT E KURBANIT Empty0%DISPOZITAT E KURBANIT Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
DISPOZITAT E KURBANIT Empty1%DISPOZITAT E KURBANIT Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
DISPOZITAT E KURBANIT Empty2%DISPOZITAT E KURBANIT Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 DISPOZITAT E KURBANIT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mr.Uzeir-Ibrahimi
S.Moderator
S.Moderator
Mr.Uzeir-Ibrahimi


Numri i postimeve : 1543
Data e regjistrimit : 19/12/2009
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë.

DISPOZITAT E KURBANIT Empty
30092014
MesazhDISPOZITAT E KURBANIT

DISPOZITAT E KURBANIT

PYETJA: Kur është koha e kurbanit dhe çka vlenë për kurban? Një dele a mjafton për një familje apo çdo person duhet të therrë kurban në vete? Ç'është më mirë, të therret kurbani apo vlera e tij të jepet sadaka?

PËRGJIGJJA: Kurbani është Sunneti mueked. Transmetohet se i dërguari i All-llahut, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kishte therrur për veten e tij dy deshë të larmë me brirë, për të dhe për familjen e tij, dhe tha: "O Zoti im, kjo është nga Muhammedi dhe familja e tij", dhe kishte therrur për ata që nuk kishin therrur nga ummeti i tij. Imam Ebu Hanifja thoshte: "Kurbani është vaxhib", kurse vaxhibi tek ai është më lartë se sunneti por më ulët se farzi (mes farzit dhe sunnetit). Sipas imam Ebu Hanifes, për ata që kanë pasuri, therrja e kurbanit është vaxhib, kurse mbështetej në hadithin: "Kush posedon pasuri dhe nuk ka therrur kurban, mos t'i afrohet vendit tonë ku falim namazin e Bajramit". Nga hadithi është konstatuar se therrja e kurbanit është vaxhib, e nëse nuk është argumentuar shkalla e vaxhibit, ajo mbetet sunnet i fortë dhe në të ka vlerë madhështore. 
Koha e kurbanit fillon pas namazit të Kurban Bajramit. Kur të falet namazi i Bajramit, fillon koha e therrjes së kurbanëve. Therrja e kafshës para kësaj kohe nuk konsiderohet kurban. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ata të cilët i kishin therrur kafshët e tyre para Bajramit i kishte urdhëruar t'i përsërisin, sepse kafsha (delja) e tyre ishte vetëm kafshë mishi, e nuk ishte dele kurbani, pra nuk ishte therrje që konsiderohet ibadet dhe afrim te All-llahu i Madhërishëm, madje edhe sikur ta kishte shpërndarë atë tërësisht. Në këtë rast, personi që e therr kafshën para namazit të Bajramit fiton sevape të sadakasë, e nuk fiton sevape të kurbanit. Kurbani është adhurim (ibadet). Ibadetet për të cilat All-llahu i Madhërishëm ka përcaktuar kohë të kufizuar, nuk lejohet që ne t'i kapërcejmë ato përcaktime para e as pas kohe, siç është për shembull namazi. A lejohet të falet namazi i drekës para kohe? Nuk lejohet. I ngjashëm është edhe kurbani, ai ka kohë të përcaktuar kur mund të therret. Disa njerëz në disa vende kurbanët e tyre i therrin Natën e Bajramit. Kjo është gabim. Kjo është humbje e Sunnetit dhe humbje e sevapeve të kurbanit. Nëse ai e di këtë, është i obliguar ta përsërisë kurbanin, e sidomos nëse kurbani i tij është premtim (nedhr), atëherë duhet përsëritur në mënyrë të obliguar. Koha e therrjes së kurbanit fillon me faljen e namazit të Bajramit. Lejohet therrja e tij ditën e parë, të dytën dhe të tretën. Madje ekziston një thënie se mund të therret edhe ditën e katërt, pra ditën e fundit të ditëve të teshrikut. Megjithatë, më së miri është që të therret ditën e parë, paradite, derisa dielli të kalojë në zenit. Nëse ka ardhur koha e namazit të drekës ditën e parë dhe nuk e ka therrur kurbanin, atëherë e shtynë ditën e dytë. Disa dijetarë thonë: "Pas kësaj vlen që të therret natën qoftë ose ditën", andaj për këtë arsye mendoj se nuk është e patjetërsueshme që të gjithë njerëzit t'i therrin kurbanët e tyre ditën e parë. Ekziston mundësia që disa njerëz të shtyejnë therrjen e kurbanëve deri ditën e dytë dhe të tretë. Disa njerëz ndoshta kanë nevojë për mish, e ai mund të shpërndahet ditën e dytë dhe tretë, madje ndoshta këto ditë njerëzit kanë nevojë për mish më shumë se ditën e parë të Bajramit. Kjo është koha e therrjes së Kurbanit. 
Kafshët të cilat vlejnë për kurban janë: devetë, lopët dhe dhentë. Vlenë të therret për kurban cila do qoftë prej këtyre llojeve. Delja therret për një individ. Me nocionin një individ nënkuptohet burri dhe familja e tij, ashtu si ka thënë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: "Kjo është nga Muhammedi dhe familja e tij". Ebu Ejubi ka thënë: "Në kohën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] therrnim një dele, zotëriu i shtëpisë për vete dhe për familjen e tij, derisa populli filluan të krenohen dhe u bë ajo që e shohim". Kjo formë është Sunnet. 
Sa u përket lopëve dhe deveve, mundet që në therrjen e një lope apo deve të marrin pjesë shtatë persona. Në këtë rast, që lopa të jetë e vlefshme për kurban kushtëzohet që të mos ketë më pak se dy vjet, kurse deveja pesë vjet. Për dhinë kushtëzohet të ketë mbushur një vit, kurse për delen kushtëzohet gjashtë muaj. Për delen e mbyllur Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kishte lejuar të therret për kurban edhe nëse ka mbushur gjashtë muaj, kurse Ebu Hanifja e kishte kushtëzuar nëse është e trashë (e shëndoshë). Këto janë ato kafshë që vlejnë për kurban. 
Duke marrë parasysh se kurbani është dhuratë te All-llahu i Madhërishëm, e në këtë muslimani duhet pasur kujdes që të dhurojë te All-llahu i Madhërishëm atë që është më e vlefshme, atëherë sa më i majmë të jetë kurbani, aq është më i vlefshëm. Për këtë arsye nuk lejohet që të therret kurban një dele e cila është shumë e dobët, apo është e verbër, ose ka brirët e thyer më shumë se gjysma. Gjithashtu, nuk vlenë nëse veshët i ka të prera, ose që ka ndonjë mangësi çfarëdo që të jetë ajo mangësi. Muslimani duhet të dhurojë sende të pastra, sepse, siç thamë, ajo është dhuratë te All-llahu, prandaj njeriu le ta zgjedhë atë që e dhuron te All-llahu i Madhërishëm. Kështu ka një shije të shëndoshë, sepse vërtetë te All-llahu i Madhërishëm nuk arrin mishi i tyre e as gjaku i tyre, por ajo që arrinë te All-llahu i Madhërishëm është devotshmëria nga ju. 
A mund të jepet sadaka me çmimin e kurbanit? 
Pyetja e pyetësit është se cila ka më shumë përparësi, sadakaja me të holla e kurbanit apo therrja. 
Kur bëjmë fjalën për të gjallin, therrja e kurbanit ka përparësi, sepse therrja e kurbanit është simbol (shenjë) e afrimit te All-llahu. All-llahu i Madhërishëm thotë: "Andaj, ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd". (El-Keuther: 2) Ne presim kurban duke ndjekur Sunnetin e babait tonë Ibrahimit [alejhis-selam], duke e përkujtuar atë ngjarje madhështore. Ibrahimi [alejhis-selam], kur i erdhi frymëzimi në gjumë që ta therrë kurban birin e tij Ismailin [alejhis-selam], ai iu përgjigj këtij frymëzimi. Ai shkoi te biri i tij që ishte pjesë e gjakut të tij, të cilin All-llahu i Madhërishëm ia kishte dhuruar në pleqëri. All-llahu i Madhërishëm e kishte furnizuar dhe përgëzuar me një fëmijë të mirë dhe pasi kishte arritur për punë dhe në të cilin shpresonte, inspirimi për therrjen e djalit kurban i kishte ardhur përmes ëndrrës së vërtetë në gjumë, e kjo ishte sprovë për të. Kjo ishte sprovë e rëndë për një prind në këtë moshë dhe në këtë gjendje. Të therrë kurban fëmijën nga i cili do të ketë prejardhe të shëndoshë dhe në moshën kur kishte filluar të shpresojë në të, pikërisht në këtë gjendje vjen imperativi i All-llahut të Madhërishëm "therre kurban". Me këtë veprim All-llahu i Madhërishëm dëshironte ta sprovojë zemrën e dostit të Tij, Ibrahimit [alejhis-selam], se a qëndron ende në bindjen e All-llahut të Madhërishëm apo ndoshta tanimë është angazhuar me birin e tij. I tillë është sprovimi i pejgamberëve. Sprovimi ishte i saktë dhe i rëndë, por megjithatë Ibrahimi [alejhis-selam] e kaloi këtë sprovim. Ibrahimi [alejhis-selam] iu afrua birit të tij, jo me ndonjëfarë mënyre tinzake apo dredhie, por i tregoi për çështjen dhe i tha: "O djali im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të të therr. Shiko pra, çka mendon ti." (Es-Saffat: 102) Ismaili [alejhis-selam] nuk ishte i mahnitur me qëndrimin e babait, ai nuk u revoltua e as nuk dyshoi, por u përgjigj me një bindje të fortë të besimtarit dhe me një besim shumë të fuqishëm tha: "O babai im, punoje atë që urdhërohesh. Zbatoi ato urdhra me të cilat je urdhëruar, se ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve." (Es-Saffat: 103) Fjalë nga të cilat reflektohen besimi (imani), fuqia, sinqeriteti dhe mbështejta te All-llahu i Madhërishëm. Ai këtë nuk e bëri në emër të ndonjë patriotizmi apo të trimërisë, por këtë e ndërlidhi me dëshirën. "… ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve." Çështjen e kishte ndërlidhur te All-llahu i Madhërishëm, te Ai ishte mbështetur, ngase Ai është ai që i dhuron bindjen njeriut, ia dhuron durimin dhe fuqinë. Kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit të Zotit, u dorëzuan babai dhe biri, dhe biri e dorëzoi kokën e tij, e përmbysi atë në fytyrë, dhe dëshiroi Ibrahimi [alejhis-selam] që të zbatojë urdhrin e All-llahut të Madhërishëm, i erdhi një lajmërues e i tha: "O Ibrahim, ti tash e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët, e vërtet kjo ishte sprovë e qartë. Ne e shpaguam atë me një të therrur (kurban) të rëndësishëm." (Es-Saffat: 104-107) Me këtë rast Xhibrili erdhi me një dash dhe i tha: "Therre këtë në vend të djalit tënd", dhe prej këtu ky veprim u bë Sunnet, andaj në përkujtim të kësaj neve therrim kurbanë. 
Çdo popull tenton që ngjarjet e veta historike t'i bëjë të pavdekshme, t'i përkujtojë dhe t'i festojë ato, siç është pavarësia, fitoret e ndryshme etj. 
Edhe kjo ditë është prej ditëve të All-llahut të Madhërishëm, prej ditëve njerëzore, prej ditëve të imanit. Kjo është dita e heroizmit të pavdekshëm, që All-llahu i Madhërishëm e ka bërë të pavdekshme me simbolin e kurbanit. Muslimani therr kurban për këtë ditë. Ky veprim është Sunnet, dhe therrja është më e mirë dhe më e vlefshme se sa sadakaja me të hollat e kurbanit. Sikur të gjithë njerëzit ta shpërndanin sadaka vlerën e kurbanit e të mos therrnin kurban, nënkupton se ky simbol i Islamit është në përfundim e sipër, e Islami dëshiron ta ngjallë atë. Andaj, nuk ka dyshim se therrja është më me vlerë, por e gjithë kjo është nëse është në pyetje therrja e kurbanit për të gjallët, pra për atë që therr kurban për veten dhe familjen e tij. 
Mirëpo, nëse kurbani therret për të vdekurin, do të thotë sevapet e fituara nga ky kurban t'i dhurohen të vdekurit në varr, atëherë çka duhet bërë, të therr kurban, apo të japë sadaka vlerën e tij? 
Mendimi që unë e përkrah, e preferoj dhe pushoj në të, është se, nëse në një vend therren shumë kurbanë dhe njerëzit kanë mish të mjaftuar, atëherë shpërndarja e sadakasë nga vlera e kurbanit është më e mirë. Mendoj kështu ngase njerëzit veç kanë mish të mjaftuar për Ditën e Bajramit dhe dy ditët tjera, e ndoshta ata kanë nevojë më shumë që në dorë të kenë ndonjë para me të cilat fëmijëve të tyre do t'u blejnë rrobe, lodra, ëmbëlsira apo diç tjetër. Ata kanë nevojë më shumë që këto ditë të bekuara të Bajramit dhe të teshrikut të pasurohen me sende tjera, andaj për këtë arsye sadakaja për të vdekurin është më e mirë dhe më e vlefshme në këtë vend. 
Kurse nëse është në vendin ku kurbanët janë të paktë dhe njerëzit kanë nevojë për mish, atëherë në këtë rast therrja e kurbanit dhe shpërndarja e mishit për të vdekurin është më e vlefshme. 
Ekziston edhe një çështje tjetër që duhet përmendur, e ajo është se për të vdekurin sadakaja është e ligjësuar sipas bashkëpëlqimit të ulemave, e për këtë çështje nuk ka mendim të ndarë nga asnjë dijetar. Janë dy çështje për të cilat janë unikë të gjitha medh'hebet, e ato janë: sadakaja për të vdekurin dhe lutja, kërkimi falje për të. Kurse për çështjet tjera, siç është leximi i Kur'anit për të vdekurin, therrja e kurbanit për të ose veprime tjera, për të gjitha këto çështje dijetarët nuk janë unik, do të thotë kanë mendime të kundërta mes vete. Andaj, çështjet për të cilat dijetarët janë unik janë më të vlefshme se sa ato për të cilat janë të ndara mendimet. Për këtë arsye vëllait që pyet i them: therrja e kurbanit për të gjallin, për vete dhe familjen e tij, është më e mirë dhe më e vlefshme, kurse therrja e kurbanit për të vdekurin, nëse është në një vend ku njerëzit kanë nevojë për mish, është më e mirë, e nëse janë në vendin ku njerëzit nuk kanë nevojë për mish, është më parësore sadakaja se sa therrja e kurbanit. 
Sa i përket shpërndarjes së mishit të kurbanit, është e ditur se përparësi ka shpërndarja e mishit në tre grupe: 1/3 e ha vet ai me familjen e tij, 1/3 për fqinjët e tij përreth, e sidomos nëse janë të nevojshëm dhe 1/3 për të varfërit. Nëse supozojmë se ai ka shpërndarë tërë mishin, atëherë është më mirë dhe më e vlefshme që ai së paku të ketë marrë diç nga ai, sa për ta plotësuar Sunnetin. Të ndalë diç për vete sa për të plotësuar veprimin e Pejgamberit, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe sahabët vepronin kështu. 

Dr.Jusuf el Karadavi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islami-eshte-drit.piczo.com
Share this post on: reddit

DISPOZITAT E KURBANIT :: Komentet

No Comment.
 

DISPOZITAT E KURBANIT

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Muaji i agjerimit, miresite dhe dispozitat e tij.
» Dispozitat rreth mukel-lefit.
» Prerja e kurbanit
» Kurbani,historiku dhe rëndësia e tij.
» Kafshët që vlejn për Kurban.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: