Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Bora zbardh Ballkanin | |
- SARAJEVË (AA) - Pas ditëve me diell disa vende të Ballkanit Perëndimor janë përfshirë nga një moti i ftohtë i shoqëruar me reshje të dendura shiu, dhe në disa rajone edhe bore. Në një kohë që në Shqipëri nuk janë shënuar akoma reshjet e dendura, në Kroaci dhe Bosnje dhe Hercegovinë ka rënë edhe bora e parë, raporton, Anadolu Agency (AA). Në Shqipëri temperaturat në ditët në vazhdim pritet të pësojnë ulje dhe moti do të shoqërohet edhe nga reshje shiu, ku në zonat malore parashikohen reshje të dendura. Kështu bazuar në të dhënat zyrtare të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak të Shqipërisë, në ditët në vazhdim, konkretisht në datat, 22, 23, 24 tetor do ketë një mot më të ftohtë, i shoqëruar me ulje temperaturash. Nëse i referohemi kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, temperatura minimale nga 16 gradë celsius që do të shënohet të mërkurën, do të regjistrojë vlerat 9 gradë të premten, duke pësuar një ulje prej 7 gradë celsius. Ndërkohë edhe në zonat dhe qytetet bregdetare do të ketë ulje të temperaturave. Konkretisht në Durrës edhe në Vlorë do të ketë ulje të temperaturave. Kështu moti më i ftohtë se aktualisht dhe me reshje lokale shiu do të përfshijë pothuajse gjithë territorin e Shqipërisë. - Në Sarajevë bie bora e parë - Në gjithë territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës dukshëm është ndjerë rrënja e temperaturës. Gjatë ditës priten reshje të dendura, të shoqëruara me bubullimë. Javën e kaluar është shënuar temperatura e lartë për këtë periudhë të vitit. Klimatologu Zhelko Majstoroviç ka deklaruar për AA se temperatura e ditës do të vazhdojë të bie deri në fund të ditës, dhe se reshjet do të vazhdojnë gjatë tre ditëve të ardhshme. "Deri në fund të ditës temperatura, në krahasim me atë të mëngjesit, do të bie për dhjetë gradë, të enjten temperatura e mëngjesit do të jetë afër zeros", paralajmëron klimatologu Majstofoviç. Ai ka shtuar se temperatura të shtunën dhe dielën moti do të jetë dukshëm më e ftohtë, ndërsa nga java e ardhshme pritet moti i kthjellët me diell. Ndërkohë, në Sarajevë, e rrethuar nga tre malet olimpike, kanë filluar edhe reshjet e para të borës. - I ftohti në Kroaci shkakton dëme materiale - Gjatë natës dhe në mëngjes në Kroaci ka mbërritur moti i ftohtë, i shoqëruar nga erërat e forta, nga të cilat janë thyer degë të drunjve dhe janë rrëzuar pemë të shumta. Në Gorski Kotar, në perëndim të Kroacisë ka rënë bora e parë, ndërsa në pjesë të tjera të vendit shiu i shoqëruar me erëra të forta ka shkaktuar dëme materiale, raporton korrespondenti i Anadolu Agency (AA). Qytetin e Zagrebit këtë mëngjes rreth orës 4 të mëngjesit e ka goditur stuhia e fortë e cila ka thyer degë të drunjve duke sjellë kështu një rënie të konsiderueshme të temperaturës. Meteorologët parashikojnë temperaturën ditore mes pesë dhe 11 në tokë, ndërsa në Adriatik 15 deri në 20 gradë. Ndryshimi i shpejtë i motit ka goditur edhe rajonin lindor të Kroacisë. Era ka arritur shpejtësinë prej 110 kilometra në orë, duke shkaktuar rrëzimin e pemëve dhe ndërprerjen e rrjedhës së energjisë elektrike. Në Zagreb, përveç se është ngadalësuar trafiku, disa pjesë të qytetit gjenden nën ujë kështu që zjarrfikësit kanë për të bërë shumë punë për të larguar ujin që ka depërtuar nё brendësi te objekteve.:
| |
|