A
ekzistojnë vërtet vehabistët në Maqedoni dhe a janë një rrymë, e cila
po bëhet një kërcënim gjithnjë e më i rrezikshëm për bashkëjetesën
ndërfetare dhe imazhin e myslimanëve në përgjithësi. Zyrtarisht askush
nuk e ka pranuar ende një fakt të tillë. Madje, apelit të kreut të BIM,
Sulejman Rexhepi, për intervenimin e institucioneve shtetërore për
izolimin e “lëvizjes vehabiste” në Maqedoni, askush deri tani nuk i
është përgjigjur seriozisht“
Legjendat urbane” mbi rrymat fetare te myslimanëtEvis HALILIBurra me pantallona mbi kyçe, mjekra të gjata, gra të mbuluara me
ferexhe të zeza, xhami të arreduara sipas shijes së tyre ku predikimet
tingëllojnë deri diku edhe ireale.. Rrëfimet mbi vehabizmin dhe
vehabistët janë legjendat urbane, për të cilat të gjithëve u pëlqen të
flasin me një gjuhë që ngjyrohet nga një farë frike dhe admirimi të
pakuptimtë, me absurde që janë shumë pak të besueshme dhe të vërteta me
doza të tepruara imagjinate.
Por a ekzistojnë vërtet vehabistët në Maqedoni dhe a janë një rrymë, e
cila po bëhet një kërcënim gjithnjë e më i rrezikshëm për
bashkëjetesën ndërfetare dhe imazhin e myslimanëve në përgjithësi.
Zyrtarisht askush nuk e ka pranuar ende një fakt të tillë. Por
paralajmërimet nga jashtë nuk kanë munguar, siç ishte ai i ministrit të
Jashtëm izraelit, i cili deklaroi se celulat terroriste islamike
përbëjnë rrezik për vendin. Deklarata e shefit të diplomacisë izraelite
do t’i frynte shkëndijave të zjarrit në xhaminë Isa Beu në Shkup, ku
incidenti i ndodhur mes imamit të saj dhe përfaqësuesve të Bashkësisë
Islame të Maqedonisë theu për herë të parë tabunë për vehabistët.
“Ata ekzistojnë dhe po tentojnë të uzurpojnë xhamitë”. Pohimi që
erdhi nga BIM ishte i ashpër dhe kontradiktor, i vështirë për t’u
besuar, pasi prej disa muajsh, institucioni fetar mundohej të binte
opinionin se të gjitha xhamitë ishin nën kontrollin e saj dhe se
deklaratat që vijnë nga një shtet si Izraeli kuptohen pse janë të tilla.
Gjithsesi, ngjarjet e një viti më parë cenuan rëndë marrëdhëniet
ndëretnike dhe ndërfetare në vend, por edhe ato mes vetë besimtarëve
mysliman.
Ndërsa apelit të kreut të BIM, Sulejman Rexhepi, për intervenimin e
institucioneve shtetërore për izolimin e lëvizjes vehabiste në Maqedoni,
askush deri tani nuk i është përgjigjur seriozisht. Nga Ministria e
Punëve të Brendshme bënë me dije se ishin duke e ndjekur situatën, por
nuk mund të ndërmarrin masa pa pasur dëshmi konkrete lidhur me
predikimet fetare. Edhe në Komisionin shtetëror për marrëdhënie mes
bashkësive dhe grupeve fetare pohojnë se nuk kanë informacion nëse në
Maqedoni ekziston lëvizja vehabiste.
“Nuk kemi informacione të tilla”, shprehet shkurt kreu i saj
Valentina Bozhinovska. Por që grupet vehabiste përbëjnë kërcënim për
stabilitetin në rajon dhe po shtrihen me shpejtësi të frikshme, u
konstatua disa kohë më parë në konferencën kushtuar luftës kundër
kriminalitetit të organizuar, e mbajtur në Ohër me krerët e policive të
Maqedonisë, Bosnjës e Hercegovinës dhe Malit të Zi. Sipas tyre, ky
është një problem jo më i karakterit rajonal, por evropian, pasi kjo
dukuri po shtrihet sa në Bosnje, po aq edhe në Serbi, Sanxhak e Kosovë.
Sa i takon Maqedonisë, edhe pse kanë ndodhur disa aktivitete të
caktuara radikale, ende nuk janë regjistruar vepra penale, të cilat do
të kërcënonin sigurinë në vend, deklaruan autoritetet e forcave të
rendit. Nga institucioni fetar – BIM, e pohojnë ekzistencën e rrymave
radikale që mundohen të institucionalizohen dhe të konsolidojnë pozitat
e tyre, gjë që sipas tyre, është e pamundur pasi ato eliminohen prej
njëri-tjetrit.
Ata, “vehabistët” pohojnë se nuk janë as radikal, as ekstremist, por
janë thjesht ndryshe në perceptimin e doktrinës fetare islame. Ata
thonë se po keqpërdoren nga të gjithë, por më shumë nga mentaliteti
përjashtues që trashëgohet nga komunizmi, nga aversioni ndaj atyre që
mbajnë mjekra dhe vishen ndryshe nga të tjerët, por edhe nga mllefi i
ateistëve.
Njeriu është armik i asaj që nuk e njeh Beqir Halimi, është njeriu emri i të cilit jozyrtarisht lakohet shpesh
si kreu i kupolës vehabiste në Maqedoni. Edhe pse Halimi është personi i
vetëm në vend, të cilit vendimi i gjykatës e zhvesh nga çdo epitet që e
lidh me vehabizmin duke i shpallur akuzat e ngritura disa vite më parë
ndaj tij si shpifje. Dilemës që shtrohet herë pas herë në media e më
gjerë, nëse ka apo nuk ka vehabizëm, ai i përgjigjet thjesht – “nuk ka
vehabizëm, në kuptimin e një rrjeti të organizuar, i cili vepron sipas
shembullit të ideologut që e ka krijuar”.
Po kujt i takon Halimi dhe grupi i tij ? Ai thotë se janë pjesë e
shkollës juridike hanefi, por në momente të caktuara, dalin nga kjo
shkollë dhe kanë qëndrim e tyre akademik, të bazuar në fakte, gjë që
është e barabartë me interpretimin e ligjeve, nuk është as sekt as
fraksion, por është vetëm brenda suazave të debatit akademik. Sipas
Halimit, të gjithë ata të rinj që kanë mjekra, apo falen ndryshe – në
esencë nuk ndryshojnë aspak me vetë kreun e BIM, ndërsa falja në mënyrë
tjetër është po ashtu një interpretim ndryshe dhe sinjifikon tentativat
për të zbatuar në praktikë atë që mësohet në teori. Për të, konstatimi
për vehabizëm ka më shumë ngjyrim politik sesa real.
“Nuk ka asnjë broshurë, manifest i cili thërret në vehabizëm dhe
përderisa këto që mund të quhen elementë të platformës së kësaj
ideologjie nuk ekzistojnë, atëherë nuk mund të pohojmë që ka vehabizëm.
Ky emër lakohet dhe përdoret, sipas përshtypjeve të mia, më shumë për
interesa politike sesa akademike dhe për ta dëshmuar edhe më tepër një
gjë të tillë, ne kemi institucione që punojnë për sigurimin e shtetit
dhe ato dalin me raporte, si ato të brendshmet ashtu edhe ato
ndërkombëtare , konkretisht të Departamentit amerikan të shtetit, i cili
vazhdimisht e hulumton gjendjen, dhe në asnjë prej raporteve të tyre
nuk është konstatuar se ky fenomen është prezent”, thotë teologu Halimi.
Dhe për këtë arsye, konkludon ai, çdo pohim se në Maqedoni ekziston
vehabizmi mbeten spekulime dhe mënyra shantazhimi të figurave të
caktuara për interesa politike. Edhe BIM që konfirmoi prezencën e
vehabistëve, shton Halimi, ishte kontradiktore në pohimet e saj, të
cilat kishin qëllime politike, sepse në të kundërtën – ata do të ishin
konstant në deklaratat e tyre. “Po ashtu ne, e fituam procesin gjyqësor
pikërisht ndaj një përfaqësuesi të BIM, Jakup Selimovski, i cili gjatë
një emisioni televiziv më akuzon mua si lider të vehabistëve në
Maqedoni. Pasi e ndjeva veten të rrezikuar nga një deklaratë e tillë,
ngrita një aktpadi dhe gjyqi e shpalli atë fajtor për shpifje dhe
trillim. Kjo është edhe një dëshmi më shumë se ky konstatim i BIM është i
parealtë dhe nuk qëndron”, shton Halimi. Sipas teologut, arsyet e
trillimit të rrezikut vehabist lidhen me ndikimin që ka jeta politike në
institucionet fetare. Por edhe Halimi dhe grupi i tij nuk i kanë
shpëtuar këtij tundimi, animit politik i cili ka qenë në frontin e
kundërt me atë të BIM.
“Ne kemi përkrahur një vijë politike dhe nuk e fshehim. Principi ynë
ka qenë që të përkrahim çdo opsion politik e që është në interes të
shqiptarëve he kjo gjë ka ndodhur, prej luftës dhe deri në zgjedhjet e
kaluara. Tani kemi konstatuar se rreziku për shqiptarët ka kaluar dhe
jemi tërësisht apolitik”, thotë Halimi.
Fraksionistë të paorganizuar dhe në shërbim të politikës Thuhet se në Shkup, lëvizja vehabiste ekziston në mënyrë sporadike,
herë më e vrullshme, dhe në disa raste stagnohet. Numërohen ndoshta 20
mijë vetë, në të gjithë vendin, të cilët janë ithtarë të rrymës ndryshe
që diku e quajnë vehabizëm e të tjerët, praktikantët, formë më ndryshe
e perceptimit religjioz islam. Përqendrimi i tyre është në Shkup, aty
ku edhe ndikimi i këtyre grupeve ka qenë edhe më i madh, por edhe më i
dukshëm. “Në xhaminë këtu pranë falen ato – mjekrat, jemi të detyruar
që të shkojmë diku tjetër, është gjynah ta falësh namazin në të njëjtën
xhami me ta”, shprehet një banor në një lagje shqiptare në Shkup.
“Na e kanë fëlliq fenë këto muxhahedinët, po na marrin në qafë edhe
fëmijët”, pohon një tjetër. Por shumica e teologëve pohojnë se në
Maqedoni nuk kemi të bëjmë me lëvizje të mirëfilltë, por me grupe që
veprojnë në formë të organizuar, që kanë vendndodhjet e tyre, shtëpi
botuese, por dhe xhami nën kontroll, të cilat prej vitesh janë jashtë
ndikimit të BIM.
“Këto rryma janë në shërbime të ndryshme, si politike, ashtu edhe
fetare. Kanë qenë gjithmonë prezent kur është dashur të merren vota në
zgjedhje, të fitohen poenë politikë, apo edhe për të ndihmuar ardhjen e
dikujt në krye të institucionit fetar. Kështu kanë funksionuar dhe më
pas kanë kërkuar edhe shpërblimin për punën e bërë. Dhe sot janë më të
organizuar, madje mund të quhen edhe faktor, kanë shtëpi botuese,
shoqata dhe marrin pjesë në forma të ndryshme të organizimit të jetës
shoqërore. Ata janë pjesë e jona”, thotë një teolog.
Në Bashkësinë Islame të Maqedonisë, e cila alarmoi opinionin disa
kohë më parë kur imami i xhamisë së Isa Beut refuzoi të pranonte urdhrin
e BIM për suspendim, duke krijuar një incident që për herë të parë i
theu tabutë lidhur me vehabistët dhe ekzistencën e tyre, pohojnë se
grupet vehabiste funksionojnë, por janë të tilla që nuk përbëjnë rrezik
edhe pse nuk kanë munguar rastet kur kanë arritur të shkaktojnë situata
me të vërtetë kaotike.
Driton Dikena, përfaqësues i Riasetit të BIM-it, thotë se rryma
vehabiste është më tepër një rrymë politike sesa fetare, pasi edhe
tabani i zanafillës së saj është politik, ashtu si funksionon sot në
botë. Sa i takon Maqedonisë, pohon se ka grupe të ndryshme që mendojnë
krejt ndryshe nga islami tradicional, të cilin e promovon BIM, mirëpo
vetë ato grupe shumë shpejt fillojnë të franksionohen mes vetes duke u
asimiluar, kështu që humbin fuqinë brenda për brenda dhe për këtë arsye
nuk mund të paraqiten si ndonjë rrezik për institucionin fetar, por as
edhe për islamin në përgjithësi.
Dikena thotë se individë të ndryshëm, paraqiten në kohë dhe në vende
të ndryshme, por shumë shpejt metastazat e krijuara prej tyre, po ashtu
përçahen dhe vetvetiu fillojnë të eliminohen. “E keqja është se këto
grupe që mbase mund t’i quajmë vehabiste, fillojnë të funksionojnë me
institucionet shtetërore, veçanërisht me ato të shërbimeve sekrete.
Bashkëpunimi nis me synimin që këto grupe të bëhen më të forta dhe të
qëndrojnë më gjatë në skenë, mirëpo në anën tjetër, shërbimet sekrete i
shndërrojnë në masha të tyre dhe i shfrytëzojnë për qëllime të
caktuara, duke menduar që përmes këtyre grupeve, do të kontrollojnë
punën e BIM që nuk është e mundur, pasi ne si institucion jemi shumë
transparent”, thotë Dikena.
/KOHA/(vijon)
(Ky hulumtim është bërë në bashkëpunim me organizatën daneze të gazetarisë hulumtuese SCOOP)