Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Garda e Iliridës a është në Malin e Sharrit | |
- Tetovë, 05 nëntor - Garda për “Republikën e Iliridës” është parë duke patrulluar në Malin Sharr, ka shkruar sot portali Shqipmedia nga Tetova. Garda e Iliridës a është në Malin e Sharrit Sipas portalit, banorë të rajonit të malësisë së Sharrit, nga Tetova deri në Jazhincë kanë hasur në ushtarë të gardës së Iliridës. “Ndërsa gjatë së djeshme në rrugën Tetova-Jazhincë janë parë dy transportues ushtarak të Policisë Speciale të Maqedonisë që nga pas konflikti i 2001 kjo ka qenë një gjë e rrallë”, konfirmojnë për Shqipmedia banorët e kësaj ane. Hamdi Ndrecaj, që thotë se është gjeneral i kësaj ushtrie ka theksuar për portalin tetovar se patrullat e gardës kanë legjitimuar disa banorë në Malësinë e Sharrit dhe asgjë më shumë. “Qëllimi ynë nuk është popullata shqiptare por ata do të reagojnë vetëm nëse aparati shtetëror sllav do të përdor forcë ndaj popullatës. Stafi civilo-vëzhgues i gardës është i shtrirë në tërë territorin e Iliridës më përjashtim të Manastirit dhe Prilepit”, theksoi Ndrecaj për Shqipmedia. Shqipmedia kontaktoi zëdhënësin e Policisë së Tetovës Marjan Josifovski për të konfirmuar ndonjë rast të ndalimit të banorëve nga Garda e Iliridës mirëpo një gjë e tillë nuk është paraqitur deri sot në Sektorin për Punë të Brendshme të Tetovës. Në pyetjen tonë se pse patrullon një transportues luftarak i Policisë në rrugën Tetovë-Jazhincë, zëdhënësi Josifovski na tha se ai patrullim nuk është nga Sektori për Punë te Brendshme i Tetovës por ndonjë aktivitet i njësive tjera të Policisë së Maqedonisë.:
| |
|