Kryetari i Dijanetit turk, Mehmet Gormez që është zyrtari më i lartë për çështje fetare në vend ka kritikuar qeverinë Saudite për renovimet masive përreth Xhamisë së Madhe në Mekke.
“Qabja pothuajse është burgosur nga qendrat tregtare dhe hotelet përreth,” tha Gormez në një intervistë televizive të transmetuar në TRT Turk.
Duke folur para përfundimit të haxhit të sivjetmë, Gormez tha se ai është duke ndjekur ndryshimet në Meke 10 vitet e fundit dhe se ato ia kanë “dobësuar shpirtin e haxhillëkut.”
Luksi në rritje i haxhit dhe ndryshimet e tjera kanë dëmtuar thellësinë e këtij rituali fetar, që është një prej kushteve themelore të besimit Islam.
Në lidhje me planet për zgjerimet e reja të Qabës të cilat do të akomodojnë 5 milionë haxhilerë çdo vit, Gormez tha se mund të ishin gjetur plane alternative për shkak se kërkesat për vizitë mund të shkojnë deri në 20 milion haxhilerë për vit. Një alternativë do të ishte ndërtimi i një qyteti në rrethinë nga i cili do të transportoheshin vizitorët me anë të metrosë për në Qabe, shtoi Gormez.
Kryetari i Dijanetit gjithashtu shprehi kënaqësinë për vizitën në
të presidentit turk Abdullah Gul, që është kryetari i parë turk që kryen këtë obligim fetar gjatë mandatit si president. /mesazhi