Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] HRW: Regjimi në Egjipt, më i keqi që ka njohur historia moderne | |
- Drejtori i Human Rights Watch (HRW) Kenneth Roth ka thënë se gjatë sundimit të Abdel Fatah Al-Sisit, Egjipti ka qenë dëshmitarë i formës më të keqe të shtypjes në historinë e saj. Roth ka postuar një pyetje në Twitter duke pyetur se cilat janë reformat gjatë sundimit të Al-Sisi-së, para se të përgjigjet, se ai ka bërë "goditjen më të rëndë në historinë moderne të Egjiptit". Ai pastaj dërgoi një “tweet” direkt tek autoritetet egjiptiane, duke shkruar: "Jo, Egjipti, nuk ka asnjë keqkuptim pas kritikave të UNHCR, se kjo është goditja më e rëndë në historinë e kohëve të fundit". Me këtë postim Roth iu ka referuar shqyrtimit të gjendjes së Egjiptit në Këshillin e OKB-se per të Drejtave të Njeriut (UNHCR), rezultatet e të cilave do të publikoheshin të premten. Sipas BBC, Keith Harper, ambasadori amerikan në UNHRC, tha se Egjipti ka shkelur "lirinë e shprehjes, tubimit paqësor dhe të organizimit dhe ka privuar mijëra egjiptianë nga gjykimi i drejtë". Gjatë séances së shqyrtimit, kanë dëshmuar edhe shkelje të shumta. Megjithatë, zëvendës ministri i jashtëm egjiptian Hesham Badr hodhi poshtë këto pretendime, duke thënë se ato janë të bazuara në "keqkuptime"./mesazhi/:
| |
|